E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, shqyrtim vendimeve që liruan tre mjekët

Autori i Lajmit: red.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis shqyrtimin e vendimeve që lanë të lirë mjekët e akuzar nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe mitëmarrje. Burime zyrtare pranë KLD sqaruan se Inspektorati i Këshillit do të verifikojë vendimmarrjen e gjykatave për hetimin e mjekëve nën masën e "arrestit në shtëpi", përkundër kërkesës së organit të akuzës për izolimin e tyre në paraburgim. Burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëjnë të ditur se ai do të marrë në shqyrtim dosjet gjyqësore ndaj gjyqtarëve që liruan 3 mjekët nga paraburgimi, ndërkohë që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për "korrupsion". Sipas të njëjtave burime, mësohet se Inspektorati i Këshillit do të verifikojë vendimmarrjen e Gjykatave për hetimin e mjekëve nën masën e "arrestit në shtëpi", përkundër kërkesës së organit të akuzës për izolimin e tyre në paraburgim. Bëhet fjalë për çështjet penale të hapura nga organi i prokurorisë në ngarkim të mjekëve Kastriot Dautaj, Ardian Nelaj dhe Agim Karaj, të cilët janë arrestuar pak kohë më parë nga forcat e policisë së Tiranës si të dyshuar për mitëmarrje kundrejt operacioneve mjekësore që realizonin. Mjekët u liruan më pas nga mjediset e paraburgimit për t u hetuar nën masën e sigurisë së "arrestit në shtëpi".
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›