Uidhers takon Ramën dhe Berishën
Autori i Lajmit: red.
Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, ka zhvilluar dje një takim kokë më kokë me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe me kryeministrin Sali Berisha. Takimi mes kryesocialistit Edi Rama dhe ambasadorit amerikan në Tiranë është zhvilluar larg vëmendjes së medias. Ai është zhvilluar pas promovimit të librit të Obamës "Guximi për të shpresuar", ku mes shumë të tjerësh kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori amerikan dhe kreu i selisë rozë. Ata u janë shmangur komenteve në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe grevën e urisë së 10 deputetëve për pakënaqësitë për pjesëmarrjen në komisione, ndërsa kanë biseduar bashkë në një takim larg syve të medias. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtij takimi të jetë diskutuar rreth debatit më të fundit që ka lidhje me grevën e urisë. Ndërkohë që takimi mes Uidhers dhe Berishës është zhvilluar paraditen e djeshme. Burimet pohojnë se në këtë takim është diskutuar për Reformën Zgjedhore. Burimet zyrtare shtojnë më tej se gjatë këtij takimi, ambasadori amerikan e njohu kryeministrin Berisha me situatën e re postzgjedhore në SHBA dhe me prioritetet e pritshme të administratës së re të presidentit Obama. Kryeministri Berisha vlerësoi se zgjedhjet në SHBA janë një ngjarje e shënuar dhe një çast historik për popullin dhe kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë njerëzimin që gjen te SHBA modelin më të shkëlqyer dhe garantuesin më të madh të lirisë dhe vlerave të saj. Kryeministri nënvizoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten prioriteti më kryesor i qeverisë së tij.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008