E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i riu me 36 gramë heroinë

Autori i Lajmit: red.
Polica e Durrësit ka vënë në pranga 28-vjeçarin Orges Pasha, lindur dhe banues në këtë qytet për akuzën e “shpërndarjes së lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se në momentin e arrestimit policia i ka sekuestruar 28-vjeçarit 36,3 gramë heroinë, dhe 17.9 gramë kanabis sativa. Sipas policisë, droga ishte e ndarë në doza të gatshme për t u hedhur në tregun e zi. Substanca e dyshuar si heroinë ishte e ndarë në 76 doza, ndërsa substanca tjetër e cilësuar si kanabis sativa ishte e ndarë në 8 qese. I arrestuari është dërguar në qeli dhe policia është duke hetuar për bashkëpunëtorët e tij.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›