E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibej: Reforma do sjellë uljen e taksave

02/02/2005  Anëtari i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibej, thotë për "Metropol" se reforma institucionale duhet të përfshijë së pari ato institucione që janë ngritur në bazë të pazareve politike dhe që janë inefiçente. "Ne nuk e kemi përfunduar akoma strategjinë për këtë çështje, por diçka muznd t'ua them me siguri. Reforma, në radhë të parë, do të përfshijë të gjitha ato institucione që janë ngritur në bazë të aleancave të PS-së, apo në bazë të pazarave politike, siç janë disa ministri fantazëm, apo disa ministra me portofol dhe pa portofol", thotë Alibej. Sipas tij, komisioni për reformën institucionale dhe Ligjet në KOP, paralel me reformën institucionale po përgatit dhe platformën për reformën në sistemin tonë gjyqësor. Sipas tij, korrupsioni në Shqipëri nuk luftohet me portofole ministrash, por me ligje dhe me zbatim rigoroz të tij. Megjithatë, drafti do të paraqitet për diskutim në KOP vetëm pasi të jenë studiuar qartë detyrat e secilës ministri, duke i dhënë prioritet dikastereve më të rëndësishëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›