PD: Ja kush do jenë ministritë tona

02/02/2005 KOP nis punën për detyrat dhe reformimin e posteve në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve
Këshilli i Ministrave nuk do të ketë më shumë se 12 anëtarë
Strategjia e Komitetit të Orientimit të Politikave mbi reformën institucionale, parashikon një përgjysmim të portofoleve ministrore. Hartuesit e kësaj platforme janë të mendimit se nevojitet një reduktim i ndjeshëm i institucioneve fiktive, dhe grupimi i tyre në një ministri. Këtë veprim, PD ka premtuar ta zbatojë menjëherë pas marrjes së pushtetit. Enkeled Alibej, anëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave, dhe një nga autorët e strategjisë për reformën institucionale, thotë për "Metropol", se rritja artificiale e administratës ka ardhur si pasojë e pazareve politike të PS-së me aleatët, por edhe për të kënaqur ambiciet e kundërshtarëve apo rrymave të ndryshme brenda partisë. "E gjithë kjo ka shkuar në kurriz të të taksapaguesve shqiptarë, të cilët duhet të paguajnë taksa për një administratë të fryrë dhe jo efikase", thonë anëtarët e KOP-it. Sipas tyre, zvogëlimi i administratës dhe rritja e pagave për nëpunësit e saj do të sillte më shumë efikasitet në shërbim të publikut dhe më pak shpenzime nga Buxheti i Shtetit.
Shkrirja
Deri më tani në strategjinë e hartuar nga KOP-i janë rreth 6 ministri, të cilat, në rast të një fitoreje të PD-së, do t'i nënshtrohen reformës institucionale. Ministria e Integrimit do t'i bashkohet Ministrisë së Jashtme. Drejtuesi i këtij dikasteri është parashikuar të mbajë dhe postin e zëvendëskryeministrit, Ministria e Ambientit i bashkohet Ministrisë së Rregullimit të Territorit, e cila merr dhe atributet e Ministrisë së Transportit. Ndërkohë, në këtë ministri, do të ekzistojë dhe Drejtoria e Zhvillimit të Turizmit. Gjithashtu, çështjet e Telekomunikacionit i kalojnë Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë. Ministria e Ekonomisë shkrihet dhe bashkohet me Ministrinë e Financave, pasi kanë përafërisht të njëjtën detyrë. Ndërkohë që nuk shihet i nevojshëm posti i ministrit të Shtetit për korrupsionin, i cili, sipas hartuesve të strategjisë, është një sajesë e pastër, për shtimin e numrave të portofoleve qeveritarë. "Korrupsioni nuk luftohet me shtimin e numrit të ministrave pranë qeverisë, por me forcimin e shtetit ligjor", thonë hartuesit e platformës.
Impakti
Për hartimin e reformës insitucionale dhe administrative, anëtarët e KOP, i janë referuar dhe strukturës së qeverive Perëndimore. "Në shumë vende të përparuara, numri i ministrive dhe i institucioneve qeveritare nuk shkon më shumë se 12 apo 13 portofole ministrash. Shqipëria mban rekord për numrin e ministrave në kabinet me 20 të tillë. Unë, madje, jam i mendimit se Shqipëria, në bazë të numrit të popullsisë që ka, nuk duhet të ketë më shumë se 10 ministri, por kjo mbetet një çështje për t'u diskutuar", thotë Besnik Aliaj, i cili është dhe hartuesi i strategjisë për ndarjen territoriale. Reduktimi i numrit të ministrive, sipas hartuesve të platformës, do të ulë shpenzimet në buxhetin e shtetit për administratën, e cila mund të shoqërohet, sipas tyre, me një lehtësim të taksave për qytetarët. "Ne kemi ndërmend të ndërtojmë një administratë në funksion të qytetarëve dhe jo në shërbim të shtetit", thotë Aliaj.Ministritë që shkrihen
Ministria e Integrimit
Ministria e Ambientit
Ministria e Transporteve dhe e Telekomunikacionit
Ministri i Shtetit për Koordinim pranë Kryeministrit
Ministria e Kulturës
Kabineti i ardhshëm
Kryeministri
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit (zv.kryeministër)
Ministria e Financave
Ministria e Rinisë dhe Sporteve
Ministria e Energjetikës
Ministria e Rendit
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Pushtetit Vendor
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale
Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural
Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës