Kris Paten: Politikanët serbë nuk duhet të jenë peng i shekullit të 14

02/02/2005 Kristofer Paten, ish-komisar evropian për politikën e jashtme dhe bashkëkryesues i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK).
Përvoja tridhjetë vjeçare
Që nga viti 1999, Lordi Paten ka qenë komisar evropian për politikën e jashtme, në Komisionin e Romano Prodit.
Por, karriera e tij politike fillon tridhjetë vite më parë, në vitin 1966, në Britaninë e Madhe. Ka filluar si këshilltar politik në kabinet, anëtar i parlamentit, ministër, sekretar Shteti për ambinetin.
Është konservator dhe ka qenë guvernator i Hong Kongut në periudhën ‘92-‘97. Është zgjedhur në vitin 2003, rektor i Universitetit të Oksfordit.
Cili është pozicioni politik për momentin i Serbisë?
Serbia është vend i mirë, kontribuese dhe përfituese e madhe potenciale në të ardhmen, nga anëtarësia në BE.
Problemi është se, Serbia tani ka mbetur prapa jo vetëm në kontekstin evropian, por dhe në kontekstin e marrëdhënieve të saj më SHBA-të dhe pjesën tjetër të bashkësisë Ndërkombëtare në shumë gjëra.
Njëra prej tyre është marrëdhënia e Serbisë ndaj Kosovës. Kjo është çështje e veçanërisht e rëndë për politikanët e saj.
Tjetra është çështja e të drejtës ndërkombëtare dhe detyrimeve të Serbisë ndaj Gjykatës së Hagës. Është shqetësuese, që politikanët serbë insistojnë në zbatimin e Rezolutës 1244 të KS të KB, por nuk dëshirojnë të merren me rezolutën e KS të KB për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës.
Mendoj se, si organizatë joqeveritare e mirinformuar, GNK ka rol të rëndësishëm, në përpjekjen për të grumbulluar njerëz që të diskutojnë për temën se si do të dilet nga gropa.
Kjo është ajo që kemi bërë në Irak, në raportet tona për Sudanin, kjo është ajo që bëjmë rregullisht dhe në fund dhe ajo për të cilën është ky raport.
Besoj, jeni i njohur me faktin se, GNK nuk është pritur mirë në Ballkan, madje është kritikuar. Sa është e mundur, që procesi i propozuar me këtë raport, ta zhbllokojë situatën e tanishme? Çfarë do të zgjidhni për ta zbatuar atë?
Njëri ndër problemet në punët e jashtme është se, njerëzit grumbullohen me vështirësi, për të diskutuar disa probleme në të njëjtën kohë.
Në disa muaj të fundit, njerëzit kanë qenë të përqëndruar në Irak dhe në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Ekziston rreziku, i injorimit të procesit në Ballkan. Nëse gjërat vetëm pluskojnë, për ne do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të gjetur zgjidhje të menduar mirë dhe për të arritur sigurinë e rrugën drejt prosperitetit.
Pra, duke folur për disa çështje, edhe pse janë jo më popullore, sipas mendimit tim është detyrë e politikanëve. Nëse politikanët në Serbi, nuk mund të merren me çështjen e të ardhmes së Kosovës, ne mund t’ju bëjmë atyre një shërbim të mirë, duke u marrë me të. Ky problem nuk mund të largohet nga vetja.
Duket si përsëritje e politikës së jashtme e së kaluarës , madje të asaj të viteve ‘90?
Çfarë zgjidhje ka Serbia? Zgjedhja që shpresoj se Serbia do ta bëjë, është që ajo të bëhet anëtare e BE, që të arrijë atë që ka arritur Sllovenia tashmë, e t’i kthehet rrugës për në Evropë me shpejtësinë që ka Kroacia. Kjo është ajo që do të doja të shihja. A ka alternativë?
Shihni Evropën dhe do vëreni se të vetmet vende që janë jashtë BE, janë disa vende mjaft të pasura, Norvegjia e Zvicra. Dhe, me sa di unë, Serbia akoma nuk e ka gjetur naftën.
Kështuqë, akoma mbetet e vetme Bjellorusia, e cila është “peng” i së kaluarës, varfërisë e tiranisë. Do të ishte e tmerrshme, që Serbia të kthehet tek ajo. Do të ishte e tmerrshme dhe për ne dhe për pjesën tjetër të BE-së. Disa muaj të fundit, lexoj mjaft për Serbinë dhe e di se është një komb i veçantë me kulturë të veçantë. Bëni më shumë, sesa të jeni peng i shekullit të 14.
Pra, si e shihni ilaçin për Serbinë?
Mendoj se, nëse politikanët tuaj do ta sqaronin se, së pari, ka ardhur koha për përgjigje të menduar për Kosovën, e së dyti t’i përgjigjeni kërkesave të Gjykatës së Hagës.
Pra, nëse politikanët tuaj i marrin këta dy hapa, jo do ta transformoni marrëdhënien tuaj me botën. Jam i sigurtë, se kjo lëvizje politike do të sillte më shumë dobi për ekonominë tuaj, dhe favorizime për Serbinë.
Kryeministri Koshtunica, do të jepte dorëheqjen si kryeministër, më parë sesa të dorëzonte gjeneralët në Hagë. Për Kosovën nuk flasim!
Jam mësuar të jem i qartë, madje disa njerëz më kritikojnë për këtë. Por askush nuk mund të thotë, se nuk kam qenë i qartë. Nuk jam vetëm unë, ai që jam i qartë kur flitet për Gjykatën e Hagës, por dhe SHBA-të, që ia hoqën ndihmën Serbisë për herë të dytë në këtë vit.
Kam qenë i gatshëm (gjatë mandatit të KE) të shkoj më parë në punën për studimin e marrëveshjes për Stabilizim e përfshirjen në BE, na prisnin marrëveshje ekonomike mes Serbisë e Malit të Zi. Po ashtu, kam qenë i gatshëm të lejoj burim të rëndësishëm të financave për Serbinë e Malin e Zi, edhe përkundër faktit se ne kemi patur disa rezerva për shkak të mosbashkëpunimit me Hagën. Kam qenë i gatshëm të bëj këtë, sepse kam menduar se Serbisë i duheshin dhënë disa benefice, por kjo nuk mund të vazhdojë gjithmonë.
A do të thotë kjo, se pasuesi juaj në funksuionin e Komisarit Evropian për Punët e jashtme, do ta ndryshojë dukshëm politikën ndaj Serbisë?
Mendoj se, situata, për çështjen e Hagës nuk do të ndryshojë. Po ashtu mendoj se, zoti Oli Ren, është politikan i lartë. Natyrisht, nuk mund të flas në emër të tij, por mendoj se do të jetë i qartë si dhe unë, për çështjet e zbatimit të ligjit ndërkombëtar.