Qeveria aktuale ka 20 portofole
02/02/2005 Në përbërje të kabinetit aktual qeveritar janë 18 portofole ministrash, një Kryeministër dhe 1 zëvendëskryeministër. Kryetar i Këshillit të Ministrave është Fatos Nano, ndërsa postin e zëvendëskryeministrit e mban Namik Dokle. Postin e ministrit të Jashtëm e mban Kastriot Islami, ndërsa në krye të Ministrisë së Integrimit qëndron Ermelinda Meksi. Lista e ministrive dhe emrat e ministrave vazhdon më pas me emrat e Igli Toskës si ministër i Rendit; Pandeli Majko, ministër i Mbrojtjes; Arben Malaj ministër i Financave; Anastas Angjeli ministër i Ekonomisë; Fatmir Xhafa ministër i Drejtësisë; Viktor Doda, ministër i Industrisë dhe i Energjetikës; Bashkim Fino ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit; Spartak Poçi ministër i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Luan Memushi ministër i Arsimit dhe Shkencës; Leonard Solis ministër i Shëndetësisë; Ben Blushi ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit; Engjëll Bejtaj ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale; Agron Duka ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit; Blendi Klosi ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Et´hem Ruka ministër i Ambientit dhe Marko Bello ministër Shteti për Koordinimin pranë Kryeministrit.