Shpërndahen paratë e Kamberit

02/02/2005 Jepet 10.2 për qind e depozitës, kreditorët radhë se ka vetëm dy sportele
“Raiffeisen Bank” ka filluar dhënien e parave për 10 mijë kreditorë
“Raiffeisen Bank” ka filluar serinë e dytë të shpërndarjes së parave për firmën piramidale “Kamberi“. Rreth 10 mijë kreditorët që kanë mbetur pa marrë paratë e tyre, do të shlyhen në harkun kohor të tre muajve. Ky është afati kohor i paracaktuar për të likuiduar totalisht paratë e mbledhura nga bankat dhe asetet e ish-kompanisë rentiere Kamberi. Ndërkaq radhë të gjata janë parë në dy sportelet e vëna në dispozicion nga „Raiffeisen Bank“ për shpërndarjen e parave. „Janë dy pika të vëna në dispozicion të kreditorëve tek ‚21 Dhjetori’ dhe stadiumi ‚Dinamo’, por me sa duket pjesa më e madhe e qytetarëve kanë qenë të informuar vetëm për pikën tek ‚21 dhjetori’, ku dhe ka patur radhë të gjata“, thotë Vilma Baçi, këshilltare e shtypit në „Raiffeisen Bank“.
Në fazën e parë, „Raiffeisen“ likuidoi paratë e rreth 4 mijë kreditorëve nga 145 mijë që është numri total i tyre. Përllogaritjet nxorën një koeficent të kthimit të parave në masën 10.2 për qind. „Raiffesien“ vuri në dispozicion 14 sportele për të shpërndarë paratë e kreditorëve, në mënyrë që të evitonte radhët e gjata. Por duket se fluksi i kreditorëve të paraqitur në 14 sportelet në periudhën gusht–shtator, nuk ka qenë i lartë. „Raiffeisen“ ishte banka e parë që filloi shpërndarjen e parave të firmës Kamberi, ndërkohë që duket se një tjetër bankë do të ketë të drejtën të shpërndajë paratë e kompanisë më të madhe rentiere në vend, VEFA. Do të jetë Banka Kombëtare Tregtare ajo që do të shpërndajë duke filluar nga java tjetër, 11 për qind të vlerës së depozitave të grumbullura nga llogaritë bankare dhe nga asetet. Shpërndarja e parave të kompanive rentiere duket se ka futur në konkurrencë bankat, të cilat, përveçse bëjnë shpërndarjen e parave, ofrojnë dhe mundësi të tjera për kreditorët. Kështu, „Raiffeisen“ përveç depozitës ofron dhe shërbimet e tjera bankare, si kartën e debitit Viza Elektronik. Ndërkaq nga llogaria bankare e hapur në degët e “Raiffeisen Bank”, klientët mund të paguajnë faturat e KESH-it dhe të Albtelekomit vetëm duke dhënë lejen që punonjësit e bankës të bëjnë transfertën. Kështu duket se obsionet bankare të ofruara nga banka austriake kanë patur interes më të lartë te kreditorët. Prania e tyre në bankë ka treguar se asksuh nuk është nxituar për të tërhequr paratë dhe se procesi i kthimit të parave vazhdon qetësisht.
Kreditorët preferojnë depozitën
Kreditorët pranuan ofertën e bankës austriake për të patur një depozitë në këtë bankë më shumë se sa të tërheqin shumën që u takon. “Raiffeisen Bank” ra dakord me Komisionin e Mbikëqyrjes të hapnin llogari bankare për çdo emër kreditori, në mënyrë që paratë të ishin të depozituara dhe të përfitonin interes deri në momentin kur kreditori të vendosë t’i tërheqë. Jo vetëm kaq, por depozituesit e “Raiffeisen Bank” përfitojnë nga lehtësitë bankare që kanë të gjithë klientët e bankës që kanë të hapur një llogari bankare.
14 mijë
kreditorëve të Kamberit
10.2 për qind
kthimi i parave
10 mijë
nuk janë shpërblyer