“Nuk kemi para për luftën antikorrupsion”
02/02/2005 Takimi i ministrave
Krimi ekonomik dhe kontrabanda ka shqetësuar zyrtarët e lartë të strukturave që duhet t’i luftojnë këto fenomene. Por duket se statistikat e përkeqësuara dhe emri i Shqipërisë, i rrethuar me të kuq për problemet e trafikut dhe kontrabandës, ka bërë që ministrat e Drejtësisë, Rendit, Financës, Kryeprokurori dhe zëvendësdrejtori i SHISH-it, Ylli Alushi, të mblidhen për të hartuar një platformë të përbashkët pune. “Në qendër të bisedës ishte evidentimi i problemeve që ekzistojnë në luftën kundër krimit ekonomik, kontrabandës”, bëhet e ditur në komunikatën për shtyp të zëdhënësit të Financës. Ministria e Financës duket se ka patur në axhendën e saj diskutimin mbi rritjen e efikasitetit të luftës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal. Drejtuesit e institucioneve kanë arritur në përfundimin se mungon informacioni i ndërsjelltë mes institucineve, të cilat deri më sot kanë luftuar në mënyrë të pavarur, duke përpjekur të zgjidhin problemet që u takon institucineve të tyre. “U theksua nevoja e përmirësimit të shkëmbimit të informacionit midis strukturave shtetërore, e kualifikimit të personelit të Policisë Gjyqësore në përputhje me ndryshimet e legjislacionit”, u bë e ditur pas takimit. Krerët e institucioneve kujtuan faktin se lufta kundër krimit ekonomik nuk bëhet vetëm në planin teorik, por ka nevojë dhe për financime të fuqishme, që do t’i vijnë në ndihmë institucioneve aktive në këtë luftë. U kërkua gjithashtu dhe rritja e bashkëpunimi me strukturat homologe ndërkombëtare, në veçanti me misionet e CAM-Albania dhe PAMECA-s.