Alibia e Efraim Diverolit
Përmes një letre drejtuar Qeverisë dhe Prokurorisë amerikane, avokati i Efraim Diverolit hodhi poshtë akuzat e bëra në adresë të klientit të tij, duke thënë se ai nuk kishte pasur dijeni se fishekët që po blinte ishin kinezë. Sipas avokatit të Diverolit, pala shqiptare e kishte mashtruar klientin e tij, duke i thënë se municioni nuk ishte i prodhimit kinez dhe, për këtë shkak, pronari i kompanisë AEY kishte deklaruar të njëjtën gjë para autoriteteve amerikane. Një alibi e tillë është kundërshtuar dje nga Ylli Pinari.