Alibia e Mushos: Irena është në Filadelfia

31/03/2005 Bashkëshorti i së zhdukurës: Letër Sollakut për pasaportën
Agim Musho paraqitet sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Edhe këtë herë qëllimi i vizitës së tij është pasaporta dhe llogaritë bankare të bllokuara nga organi i akuzës. Njëkohësisht, ai pohon se, Irena është në Amerikë dhe këtë herë, sipas tij, në shtetin e Filadelfias. Kam shkruar një letër për Prokurorin e Përgjithshëm, Sollaku, thotë Musho dhe krerët e Krimeve të Rënda. Pres sa më shpejt përgjigje prej tyre. Më kanë thënë, deklaron bashkëshorti i gruas së zhdukur më 16 dhjetor 2004, se të premten do të vendosin për pasaportën time. Gjithnjë, sipas Mushos, hetuesit i kanë pohuar se llogaritë e tij bankare janë të lira dhe ai mund të bëjë veprimet që dëshiron. "Nëse marr pasaportën të premten, të shtunën pres biletën dhe iki nga Shqipëria", ka deklaruar Agim Musho.
Në Prokurori
Irena ka dashur të hapë një dyqan, një lokal, një pastiçeri në Amerikë. Këtë dëshirë të bashkëshortes së zhdukur, Musho e tregon me vonesë, duke pohuar se ua ka thënë dhe prokurorëve që merren me hetimin. Ai ka thënë se ka dorëzuar në Prokurori një bllok me shënimet e ish-gruas së tij, kur ajo ka ndjekur një kurs në Tiranë për të mësuar këtë profesion. Madje, sipas tij, Prokuroria ka bërë verifikimet për të parë vërtetësinë e këtij pretendimi të fundit. Gjithnjë, sipas tij, janë pyetur dhe ata që kanë mundësuar këtë kurs. "Është në Filadelfia dhe për këtë jam i sigurt, sepse atje ajo mund të merrte azilin që e dëshironte aq shumë".
Dëshmitarë
Kam sjellë nga Gjermania dëshmitarë që provojnë tentativën e vrasjes nëpërmjet ilaçeve të ndaluara dhe ata kanë pohuar rrethanat që dinë për këtë ngjarje. Ndërsa, Prokuroria vijon me mbledhjen e të dhënave dhe fakteve, asgjë nuk ka sjellë ndonjë adresë të mundshme të Irenës.
Prokuroria: Irena, zyrtarisht e zhdukur
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka verifikuar të gjitha vendet e mundshme të dyshuara se mund të strehohet Irena Seli, gruaja e zhdukur 16 dhjetorin e vitit të kaluar, por ajo nuk rezulton të ndodhet askund. Madje, janë verifikuar të gjitha mundësitë e daljes së saj jashtë shtetit. Por nuk rezulton që ajo të jetë larguar në rrugë legale apo ilegale, duke përdorur identitet të rremë. Edhe verifikimet e kryera në vendet që mendohej se mund të ishte Irena, kanë të njëjtin përfundim. Pas më shumë se dy muaj e gjysmë hetimesh dhe verifikimesh, nuk shfaqet asnjë gjurmë e së zhdukurës, nëse do të ishte gjallë. Hetuesit ende nuk kanë ndonjë provë që të vërtetojë të kundërtën, nëse ajo ka vdekur.
Fqinja e të zhdukurës “gënjeu” për Irenën
Gruaja me inicialet Z.K., e cila u prononcua në media dhe dëshmoi para hetuesve të Krimeve të Rënda se e kishte parë Irena Selin poshtë ballkonit të saj, rreth datave 16 ose 17 dhjetor 2004, dyshohet se gënjen. Kështu kanë pohuar burime nga grupi hetimor.
Burimet thonë se i moshuari për të cilin fqinja e Agim Mushos pretendon se i kishte thënë që kishte parë Irenën, nuk e pohon këtë fakt. Nga burimet mësohet se i moshuari ka pohuar se nuk e mban mend nëse gruaja me inicialet Z.K. i ka thënë apo jo një gjë të tillë. Kështu sqarohet se deklarimet e saj dyshohet të jenë të pavërteta, por se nuk kanë për të filluar hetim ndaj saj për dëshmi të rreme, pasi nuk është kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kronologjia
•16 dhjetor 2004, Irena Seli rezulton e zhdukur në Portin e Durrësit
•Dy ditë më vonë, bashkëshorti i saj, Agim Musho, denoncon në policinë e Tiranës zhdukjen e saj
•Po ato ditë, daja i Irenës denoncon në policinë e Durrësit zhdukjen e Irenës, ndërsa vëllai i saj, Ylli Seli, në Prokurorinë e Tiranës
•Më 2 shkurt 2005, Agim Musho së bashku me djalin e tij, Brunon, kthehet nga Gjermania
•Dy ditë më vonë thirret në Prokurori, ku i bllokojnë pasaportën
•Në fillim të marsit, Prokuroria urdhëron evidentimin dhe ngrirjen e llogarive bankare të Mushos dhe të Irena Selit
•Dy javë më parë, Agim Musho dhe Ylli Seli ballafaqojnë versionet e tyre para hetuesve të Krimeve të Rënda