Ndahet nga i dashuri vetëhelmohet 17-vjeçarja

31/03/2005 Gramsh/ Gjimanzistja i ka dhënë fund jetës, duke pirë pesticide bujqësie
ELBASAN - I ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar pas ndjarjes me të dashurin një 17-vjeçare nga Gramshi. Sonila Mema, 17 vjeçe, lindur dhe banuese në fshatin Bersnik, komuna e Kodovjatit, rreth 8 km larg qytetit të Gramshit, është gjetur dje në grahmat e fundit të jetës në shtëpinë e saj. Dje vajza nuk ka shkuar në shkollë dhe gjatë 3 orëve që ka qëndruar e vetme në shtëpi ka pastruar të gjithë shtëpinë, duke rregulluar edhe bagëtitë.
Vetëhelmimi
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së djeshme, kur vajza, e vetme në banesë, pasi kishte mbaruar të gjithë punët ishte mbyllur në dhomë dhe aty kishte gëlltitur edhe një sasi të konsiderueshme helmi, ende të paidentifikuar. Ka qenë babai i saj, Agimi, i cili, duke e parë në gjendje të mjerueshme me sy dhe trup të nxirë, ka mundur të gjejë një mjet transporti të rastit, për ta nisur drejt spitalit të Gramshit. Por vajza nuk do të kishte shumë shpresa për jetën dhe koha për të mbërritur në spital ka qenë e pamjaftueshme për të shpëtuar 17-vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen rrugës. Mësohet se rreth orës 10.30 vajza e re nuk do të shfaqte më shenja jete dhe mjekëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veç të përcaktojnë diagonozën, që i shkaktoi vdekjen.
Motivi
Askush nga familjarët nuk di të thotë gjë për shkakun e këtij vetëhelmimi. Sonila ishte nxënëse e vitit të tretë në shkollën e mesme të përgjithshme “Shefqet Guzi”, në Gramsh. Sipas mësuesve, ajo ishte nxënëse mesatare dhe me një vijueshmëri normale. Ndërkohë, nxënësit e vitit të tretë tregojnë se Sonila donte një djalë nga qyteti dhe kohët e fundit nuk ishin parë më bashkë. Një ditë më parë, ajo kishte qenë si normalisht në shkollë, por shoqet e saj e kujtojnë mjaft të heshtur dhe të mërzitur. Motivi i ndarjes me të dashurin është hedhur edhe nga policia si një motiv që ka çuar 17-vjeçaren drejt vetëvrasjes. Ndërkohë, ekspertiza pritet të konfirmojë edhe llojin e helmit, i cili mendohet të jetë një pesticid insektesh, që përdoret në bujqësi për shfarosjen e tyre. Gjithsesi, ngjarja është akoma nën hetim për të gjetur dhe motivin e saktë që e çoi gjimnazisten drejt vetëflijimit. Rasti i gjimnazistes nuk është i vetmi që është regjistruar në Elbasan. Vetëm një muaj më parë, një 17-vjeçare, nga komuna Gracen, është gjetur e vetëvarur në kasollen e bagëtive pas një grindjeje me të fejuarin.