Brigel: Mesfusha, “thembra e Akilit”
31/03/2005 Dy gola, një në secilën pjesë, i dhanë fund dëshirave të skuadrës sonë përfaqësuese, për të marrë një pikë në Greqi. Gjithsesi, e vërteta qëndron në faktin se ne nuk e kërkuam për asnjë moment marrjen e kësaj pike dhe këtë gjë e ka treguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, edhe trajneri i përfaqësueses kuqezi, Hans Peter Brigel. Sipas numrit një të bankinës kuqezi, kyçi i ndeshjes ishte sektori nevralgjik, mesfusha. Ishte pikërisht ky sektor, arma më e fortë e helenëve dhe pika më e dobët e skuadrës sonë. “Duhet të them se skuadra jonë ishte shumë e penalizuar që në fillimin e ndeshjes, për shkak të dëmtimeve jo të pakta, që na i kishin limituar zgjedhjet. Kjo na detyroi që të paraqiteshim në fushën e lojës me një formacion, ku veçoheshin edhe emra të rinj. Pavarësisht këtij fakti, mendoj se kjo ndeshje kundër Greqisë ishte një eksperiencë e mirë për ta. Duhet të theksoj se pika më e dobët e jona ishte mesfusha. Ky sektor nuk funksionoi siç duhet dhe nuk ishte në gjendje të krijonte asnjë rast të favorshëm për sulmesit tanë. Gjithsesi, nuk duhet të harroni edhe faktin tjetër se ne luanim jo kundër një kundërshtari dosido, por ne luanim me skuadrën kampione të Evropës”- ka deklaruar fillimisht trajneri i përfaqësueses sonë, Hans Peter Brigel. Në intervistën e tij dhënë për median, gjermani i bankinës së Shqipërisë nuk ka lënë pa përmendur, edhe gjendjen, atmosferën që ka shoqëruar takimin ndërmjet dy skuadrave. Ai ka shprehur zemërimin e tij për atë çfarë ndodhi gjatë ndeshjes, duke iu referuar fërshëllimit të Himnit tonë Kombëtar dhe nga sharjet në kor të tifozerisë helene. Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar se është i pakuptueshëm fakti që skuadra jonë nuk ka patur mbështetjen e tifozerisë së saj në këtë takim. “Nuk jam aspak dakord me sjelljen e tifozerisë greke, sjellja e të cilës ishte anormale. Që në fillim të ndeshjes, kur është kënduar himni, ata kanë fishkëllyer në kor dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe gjatë ndeshjes duke sharë dhe ofenduar në kor futbollistët tanë. Sa për mungesën e mbështetjes së tifozerisë sonë në këtë takim, kjo nuk më duket normale, por nuk kam shumë për të thënë për një gjë, e cila dihej”- ka vijuar më tej trajneri i Shqipërisë, Brigel. Në fund, trajneri ynë, Hans Peter Brigel nuk ka harruar të urojë skuadrën greke dhe teknikun e saj, Oto Rehagel, për fitoren. “E uroj Greqinë dhe trajnerin e saj për suksesin e merituar” - ka përfunduar numri një i bankinës kuqezi, Hans Peter Brigel.
Karagunis: Fitorja për tifozët tanë
Autori i golit të dytë të grekëve, Jorgos Karagunis, ia dedikoi golin e tij, tifozëve, si dhe zv/trajnerit të përfaqësueses greke. “Ia dedikova golin tim, Topalidhit (zv/trajnerit) dhe gjithë tifozëve tanë, tha mesfushori helen që aktivizohet në kampionatin italian me Interin. E rëndësishme ishte për ne që arritëm të fitonim. Në këtë fitore na ndihmoi shumë tifozeria jonë, e cila tregoi durimin e duhur deri sa arritëm të thyenim mbrojtjen e mbyllur të shqiptarëve”.
Basinas: Luajmë vetëm për fitore
Njëri nga më të mirët për skuadrën helene, në ndeshjen e djeshme ishte mesfushori i Panathinaikosit, Angjelos Basinas. “Pas një fillimi të keq, jemi të vendosur që të fitojmë çdo ndeshje, si brenda ashtu edhe jashtë, është shprehur Basinas për radion greke “ Super Sport FM”, menjëherë pas ndeshjes. Kur një grup lojtarësh luajnë bashkë për vite të tëra, është fiziologjike që të krijojnë një skuadër kompakte dhe kjo u pa në fushën e lojës. Mbas rezultateve të sotme, na duhej vetëm fitore. Fanatizmi që mbizotëronte përpara ndeshjes na kishte mbushur me ankth dhe kur luan përballë një skuadre që mbyllet në mbrojtje, duhet të kesh durim. Kur ishim 1-0, thamë që të ruanim rezultatin dhe me qetësi të kërkonim një gol të dytë”. Sa për golin e parë dhe për harmoninë e tij me Haristeas, ai u shpreh: “Harmonia me Haristean vjen pas një pune shumë të madhe në stërvitje dhe nuk është një rastësi e fatit”.
Rehagel: Një fitore mjaft e rëndësishme
Trajneri i përfaqësuese helene, Oto Rehagel vuri theksin mbi rëndësinë e fitores kundër kombëtares sonë. “Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne, u shpreh ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Na duheshin patjetër tri pikët, pasi Turqia dhe Ukrahina kishin fituar”. Më pas trajneri gjerman analizoi lojën e zhvilluar nga ana teknike, duke theksuar se fitorja i dedikohet lojës së qetë të skuadrës së tij, si dhe zotërimit të lojës në mesfushë. “E dinim se do të përballeshim me një skuadër mbrojtëse dhe ushtruam presion mbi kundërshtarin që në fillim, duke pasur durimin e duhur, vazhdoi Rehagel. Iu kërkova lojtarëve një përqindje 70 me 30 në zotërimin e topit dhe ia arritëm”. Në fund trajneri gjerman foli për të ardhmen e Kampionëve të Europës dhe shprehu optimizmin e tij, se skuadra helene do të arrijë objektivat, se luan siç duhet. Megjithëse rezultatet e ndeshjeve të tjera nuk i kishin pëlqyer, pasi vënë në lojë edhe Turqinë. “Shpresojmë se për dy muaj, kur do të luhen ndeshjet e ardhëshme, të jetë me ne edhe Delas, sepse në Turqi do të mungojë Zagoraqis. Gjithçka është e hapur për të ardhmen. Ne nuk jemi në pozicionin që do të dëshiroja, se ndeshjet e tjera nuk dolën siç dëshironim ne, pasi skuadrat e tjera fituan”.
Zagoraqis: Luajtëm mirë dhe fituam
Për kapitenin e përfaqësuese greke Theodhoris Zagoraqis fitorja e skuadrës së tij, ishte më se e drejtë dhe megjithëse do të mungojë nga sfida me Turqinë, pasi plotësoi numrin e kartonave të verdhë, premton fitore edhe në Turqi. “Luajtëm shumë mirë dhe fituam e merituam fitoren, tha kolegu i Tares te Bolonja. Në momentin që mora kartonin e verdhë, rëshkita, ndaj humba ekuilibrin. Megjithatë do të jem në Turqi. Tashmë do të luajmë vetëm për fitore”.
Opinioni i specialistit
Shkëlqim Muça
“Ishte ndeshje më e dobët, që ka zhvilluar Kombëtarja jonë kohët e fundit. Kemi zhvilluar një lojë të keqe. Luajtëm pa fantazi, e për më tepër kemi bërë shumë pak gjëra në fushë dhe kjo na solli humbjen. Në ndërtimin e lojës dhe qarkullimin e topit nuk kishim shpejtësinë dhe saktësinë e duhur. Nga ana sulmuese nuk i ngacmuam fare grekët. Mesfusha jonë qe shumë e dobët dhe nuk funksionoi siç duhej. Tashmë duhet që të bëhen ndryshime në formacion për ndeshjet e ardhëshme. Duhet që të provohen lojtarë të rinj për të pasur alternativa, dhe të mos e pësojmë si tani. Kjo është detyrë e stafit teknik”.