E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiton razicmi, dorrëzohen Shqipëria

31/03/2005  GREQI - SHQIPERI 2:0

GREQIA: Nikopolidhis, Gumas, Seitaridis, Qiriakos, Katsuranis, Basinas, Zagorakis, Karagunis, Janakopulos (Amanatidis 86’), Vrizas (Gjekas 89’), Haristeas

SHQIPERIA: Lika, Beqiri, Osmani, Lici, Haxhi, Skela, Lala, Muka (Rraklli 46’), Cana, Duro (Dallku 84’), Bogdani (Tare 65’)

Gjyqtarë: Bertrand Layec, Christian Thoison, Claude Martinez (Francë)

Golat: Hariseas 34’, Karagunis 85’

Kartona të verdhë: Zagorakis, Qiriakos, Janakopulos / Lala, Cana

Humbëm në rezultat, por nuk meritonim më shumë nëse analizojmë lojën që shpalosin në fushë të besuarit e Brigelit

Një tjetër humbje, ndërkohë që zhgënjimi është disa herë më i madh se zakonisht. Jo vetëm pse nuk arritëm të marrin një rezultat pozitiv përballë një fqinji që në çdo rast tregon përçmim për ne (një arsye jo e vogël për balancuar disi krenarinë kombëtare), por sepse për atë çka u pa në fushë, dhamë shumë pak për të merituar më shumë. Gjithsesi tashmë me fitoren 2-0 Greqia mban vendin e dytë të grup, ndërkohë që për Shqipërinë, mbyllja e ndeshjeve eliminatore vlen vetëm për të përmirësuar pozicione në renditje, një sadifaksion që tashmë duket se nuk prek më shqiptarët etur, që edhe këtë herë kishin mbështetur ëndrrat e tyre në një tjetër “kala prej rëre”. Në sytë e 44 mijë fitozëve të pranishmë, të rreth 50 tifozëve kuqezinj që i mbështesin nga shkallët e stadumin “Karaiskaki”, por dhe të milonave të bashkëkombasve, Kombëtarja ka zhgënjyer sërish. Brigeli kishte zbritur që nga minuta e parë një skuadër me shumë të ndryshme, të vendosur në modulin 4-5-1. Të rejat e 11-shes fillonin me Osmanin e Licin rë rreshtuar në mbrotje përkrah Beqirit dhe Canës, ndërkonë një mesfushë me 5 futbollistë, ku binte në sy aktivizimi i Mukës në dihmë të Duros, Lalës, Skelës e Haxhit. Trajneri gjerman i ka besuar sulmin vetëm shtatlartit Bogdani. Rehageli kundërpërgjigjej me një skuadër të vendosur 4-4-2 me Haristeas dhe Vrizas. Grekët e kënë bërë të njohur që në minuta e para dëshirn e madhe të tyre për të fituar, gjë që është shoqëruar me një këmbëngulje të jashtëzakonshme dhe rrezik permanent në zonën tonë. Formacioni i brigelit ka rezistuar mirë në minutat të para, por në momentin që tentonte të organizohej, përballej me presionin e kundërshtarëve në çdo cep të fushës, gjë që nuk i la të ndërtonin aksione të mirëfillta. Kuqezinjtë provonin kundërsulmin e shpejtë që gjithsesi nuk rezultoi asnjëherë efikas. Në të dy kahet mungoi loja e shpejtë dhe aksionet e rrjedhshme, pasi gabimet në pasime ishin të shumta. Do të ishte traversa ajo që do të na falte pak fat në dy gjuajtjet e kundërshtarëve, por pikërisht këtë fat do ta shpërfillte vendosja e gabuar e kuqezinjve në momentin e ekzekutimit të një goditjeje dënimi në minutën e 33-të. Haristeas, i pamarkuar në zonë, nuk e ka të vështirë të mposhtë Likën. Reagimi ynë vonon, Brigel kupton se moduli 4-5-1 nuk funksiononte, sidomos mesfusha, ku Muka ishte në hije për 45 minutat e para. Pjesa e dytë sheh një tjetër Shqipëri, me një tjetër modul (4-4-2 pas ndërrimit të Mukës me Rrakllin), dhe që kërkonte t‘ë besonte më shumë te vetja. Po ashtu fushën e lë edhe Bogadni për Taren. Sforcimi dha pak rezultate, vetëm disa aksione që sfumoheshin pikërisht në pasin e fundit. Por sërish nuk janë të rrezikshëm. Grekëve u anollohet një gol për pozicin jashtë loje, që do shpagohej në minutën e 85-të, kur Karagunis vulos fitoren e helënev që nuk mund të thuhet se ngjanin shumë me ata kampionë të Europës në Portugali për sa i përket lojës. Gjuajtja e fortë e Karagunis, edhe pse e devijuar na Lika ndalet në rrejtë. Shqipëria dorrëzohet, grekët kërkojnë golin e tretë. Kuqezinjtë nuk përfitojnë as nga euforia e grekëve, në momentin që Rraklli nga e majta e zonës kundërshtare nuk u devijua „kurrë“ nga Tare e Cana. Ky do të ishte dhe fundi i dhimbshëm i një shpresa, pasi dhamë vërtetë shumë pak për të metiruar më shumë.

Minutat

12’ Rasti i parë në ndeshje regjistrohet nga grekët. Basinas ekzekuton një goditje këndi, Kaçuranis kërcen më lart nga të gjithë, por goditja me kokë e tij përfundon në traversën e Likës.

14’ Karagunis tenton me një gjuajtje nga gati 30 metra, por topi përfundon shumë larg traversës.

19’ Zagoraqis lëshon një predhë në hyrje të zonës së rreptësisë, topi përplaset në trupat e mbrojtësve tanë.

30’ Grekët pranë golit. Lici nuk largon siç duhet, një top nga zona e rreptësisë, përfiton Vrizas, i cili ka kapur një goditje të fortë që ka tundur traversën e Likës.

34’ GOL 1-0. Basinas ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta dhe Haristeas zhytet në “zemër” të zonës, një metër para Likës, duke shënuar me kokë golin.

56’ Përsëri Basinas ekzekuton një faull, Vrizas, me kokë mbi traversën e Likës.

71’ Shpërthim i Rrakllit nga e djathta, por frenohet në momentin e fundit, me faull nga Qiriakos, në kufi të zonës së rreptësisë.

74’ Janakopulos harkon nga e majta, përsëri Vrizas gjuan me kokë para mbrojtësve tanë, topi përfundon jashtë.

80’ Goditje dënimi, Basinas harkon një top në zonë dhe aty, Janakopulos, në pozicion jashtë loje shënon, por golli anulohet nga gjyqtari francez.

82’ Rasti ynë më i mirë. Kundrasulm i shpejtë, Canaj shpërthen nga e majta, harkon një top të bukur në zonë për Taren, por sulmuesi shtatlartë gabon, duke gjuajtur me kokë shumë metra jashtë portës së Nikopolidhis.

84’ GOL 2-0. Zagoraqis harkon për Vrizas, sulmuesi grek shtron me gjoks për Karagunis, i cili i vetëm në pozicion ballor me Likën, ka gjuajtur fort dhe megjithëse portieri ynë e devijoi pak, topi përfundoi në rrjetë.

90’ Rraklli depërton në zonën greke, nga e majta hedh një top në shtyllën e dytë, por Tare, me portën bosh nuk arrin dot që të devijojë topin në rrjetë.

Veçohen

Grekët kanë menduar të na e shpërblejnë me të njëjtën monedhë, momentin e ekzekutimit të Himnit tonë Kombëtar, duke e fishkëllyer në kor atë, madje kanë fishkëllyer edhe futbollistët tanë, kur ata janë mbledhur në qendër të fushës.

Përveç se kanë mbështetur fuqimisht skuadrën e tyre, tifozët grekë nuk kanë harruar të ofendojnë në kor përgjatë 90 minutave, skuadrën tonë përfaqësuese.

Gjatë një goditjeje dënimi për skuadrën greke, sulmuesi i Ajaksit, Angelos Haristeas, ka goditur mbrojtësin tonë, Tefik Osmani. Një gjest i tillë i tij nuk është vënë re nga gjyqtari i ndeshjes.

Edhe ata pak tifozë shqiptarë (rreth 50 vetë) që kanë qenë të pranishëm në “Karaiskaki”, në fund të ndeshjes, kanë qenë “shënjestra” e një “rrebeshi” shishesh, çakmakësh dhe sendesh të tjera të hedhura nga tifozët helenë.

Pas përfundimit të takimit, tifozëve shqiptarë iu është bërë thirrje të qëndrojnë në stadium, edhe për një orë tjetër, për të shmangur incidentet e mundshme. Ata janë rrethuar nga një gardh forcash ushtarake.

Jo vetëm tifozët, por edhe përfaqësuesja kuqezi është shoqëruar nga forca të shumta policore, para dhe pas ndeshjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›