Alibia e Ramës në grackën e pyetjeve pa përgjigje
Musa ULQINI
Në vend të hyrjes
Në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS, socialistët dhe jo vetëm ata, prisnin të dëgjonin nga Rama një analizë të plotë të shkaqeve dhe arsyeve përse Partia Socialiste në 28 qershor nuk u votëbesua si parti qeverisëse. Shpjegimi i dhënë nga Rama jo vetëm nuk ishte ai që pritej, por në vend që të qartësonte shkaqet e humbjes e mjegulloi akoma edhe më shumë të vërtetën përse PS nuk erdhi në pushtet. Të thuash që ne fituam, por fitorja na u vodh nga makina shtetërore korruptive e Berishës, nuk ke thënë gjithë të vërtetën. E vërteta ka edhe anën tjetër të medaljes: përgjegjësinë e opozitës për të mbrojtur votën e qytetarëve, sa herë që në ndeshjet elektorale ajo përballet me regjime antidemokratike si ai i Berishës. Mjegullnaja në shpjegimet e Ramës ngjan gjithnjë e më shumë si një alibi e tij për të mbajtur me çdo kusht karrigen e kryetarit dhe për të identifikuar zërat kundër në PS si shërbim jo ndaj të vërtetës, por si shërbim ndaj Berishës. Kjo alibi ndjehet gjithnjë e më shumë ngushtë përballë pyetjeve të shumta të publikut.
Humbja pa përgjegjës e PS dhe pyetjet pa përgjigje nga Rama
Në Kongres Edi Rama foli me tone të ashpra për krimin elektoral parazgjedhor që ishte përgatitur ditë pas dite nga makina mafioze shtetërore e Sali Berishës, si një nga shkaqet e vjedhjes së fitores së Partisë Socialiste. Atëherë, cila është arsyeja që Edi Rama nuk e denoncoi ditë për ditë këtë krim elektoral parazgjedhor? Përkundrazi shqiptarët kujtojnë se Rama ditë për ditë i garantonte ata në çdo takim elektoral se vota e tyre për PS–në ishte e garantuar.
Në Kongres Edi Rama foli po kaq ashpër për krimin elektoral të ndodhur ditën e votimeve, si një shkak tjetër i vjedhjes së fitores së Partisë Socialiste. Atëherë, cila është arsyeja që ditën e zgjedhjeve nga selia e PS-së dhe nga shtabet e saj elektorale në 12 qarqe, Edi Rama dhe zëdhënësit e tij elektoralë u shprehën për një situatë të qetë zgjedhore? Mediat elektronike i përcollën live këto deklarime. Të paktën të gjithë mbajnë mend se sa optimist për ditën e zgjedhjeve u shpreh Rama në media pas mbylljes së procesit të votimit, ku nuk harroi të falënderonte jo vetëm qytetarët, por edhe Policinë e Shtetit për mbarëvajtjen e procesit. Vetëm më pas, kur rezultatet e numërimit të votave nuk flisnin për fitore plebishitare të Partisë Socialiste, siç priste Edi Rama, ai e ndryshoi në të kundërt vlerësimin e tij për këtë proces.
Në Kongres Edi Rama foli për maskaradë zgjedhore, edhe pse procesverbalet e rezultatit zgjedhor janë firmosur e certifikuar nga të gjithë përfaqësuesit e PS-së. Si ka mundësi që edhe procesverbalet e rezultateve përfundimtare të 12 qarqeve kanë marrë votat pro të përfaqësuesve të PS në KQZ? Ndërkohë që deri më sot, askush nuk ka vënë në dyshim moralin dhe integritetin profesional dhe politik të asnjë komisioneri socialist në të gjitha nivelet.
Në Kongres Edi Rama theksoi se në 28 qershor dhunimi i vullnetit të popullit nga makina korruptive mafioze e klanit Berisha ishte e pakrahasueshme me të gjitha zgjedhjet e mëparshme. Madje ky dhunim nuk mund të krahasohej as me krimin elektoral të 26 majit të vitit 1996. Atëherë përse vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan në 29 qershor, në raportin e tyre paraprak, se “dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore dhe atmosfera ishte e përmirësuar”? Ndërkohë kujtoj se në 27 maj 1996, një ditë pas zgjedhjeve, vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan në konferencën e tyre për shtyp, se zgjedhjet ishin dhunuar rëndë nga qeveria Berisha.
Në Kongres u publikua një raport në formë dokumentari për vjedhjen e votës nga Sali Berisha,i përgatitur nga administrata e PSSH. Përse ky raport u publikua dy muaj pas zgjedhjeve, pikërisht ditën kur Edi Rama kërkoi një mandat të ri 4-vjecar? Nëse shkeljet e evidentuara në këtë raport do të ishin bërë publike e denoncuar në momentin kur kanë ndodhur, atëherë shumë prej këtyre shkeljeve nuk do të kishin ndikuar në rezultatin e votimit.
Në Kongres Edi Rama deklaroi se, rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit nuk do të njihej asnjë herë nga Partia Socialiste për shkak se ato kishin qenë jashtë çdo standardi demokratik, ku vota e lirë u dhunua si asnjëherë më parë në vitet e pluralizmit. Si është e mundur që menjëherë pas këtij deklarimi Olli Rehn, komisioneri për zgjerimin e BE-së, deklaroi në datën 2 shtator në Bruksel se “zgjedhjet e zhvilluara së fundmi në Shqipëri ishin më të mira se në vitet e shkuara, megjithatë kishte akoma mangësi”? Të mendosh që komisioneri i BE-së nuk ka informacionin e duhur për atë çfarë ka ndodhur realisht në Shqipëri në 28 qershor, ndërkohë që ne monitorohemi intensivisht nga Brukseli zyrtar, është krejt e pakuptimtë.
Në Kongres Edi Rama këmbënguli fort në fjalën e tij se vjedhja e votës ka qenë masive dhe e shtrirë në të gjithë territorin e vendit. Vetëm një javë më pas, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV), një bashkim vullnetar i gjashtë organizatave të shoqërisë civile që përfshin 2500 vëzhgues vendorë, publikoi në Tiranë raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në këtë raport zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit vlerësohen si një kontribut dhe arritje pozitive për demokracinë. Si ka mundësi që 2500 vëzhgues, të cilët monitoruan 100 vende numërimi të votave dhe 20 zona rurale nuk kanë konstatuar ato që thotë Rama, por kanë konstatuar shkelje dhe parregullsi, të cilat përsëriten pothuajse njëlloj në të gjitha zgjedhjet, qofshin ato parlamentare apo vendore?
Në Kongres Edi Rama theksoi se: “...në këtë parti ka njerëz që mendojnë se zgjedhjet e organizuara nga Sali Berisha u përputhen me standardet e nevojshme demokratike të lirisë e të ndershmërisë në dhënien e votës dhe në numërimin e saj...” Përse Edi Rama fabrikon të pavërteta të tilla, ndërkohë që asnjëherë, në asnjë rast, asnjë përfaqësues i PS-së nuk ka deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit plotësuan standardet e njohura demokratike. Zërat kritikë ndaj Edi Ramës e kritikojnë atë përse nuk e dokumentoi dhe nuk e parandaloi në kohën e duhur shkeljen e standardeve demokratike në dhënien e votës dhe në numërimin e saj. Kujtoj se nga 14 përballje elektorale me Berishën Partia Socialiste ka fituar në nëntë prej tyre. PS ka fituar nëntë herë përballë Berishës,edhe pse mbrojtja e votës në shumicën e rasteve ka qenë shumë herë më e vështirë se mbrojtja e votës në 28 qershor, sidomos në kohën e opozitës së parë 1992-1997.
Në vend të konkluzionit
Në kongres Edi Rama, në kundërshtim me statutin e PSSH, që i ndërpret mandatin kryetarit kur humben zgjedhjet e përgjithshme legjislative, e quajti rikandidimin e tij jo një opsion të diskutueshëm, por një detyrim të padiskutueshëm! Si ka mundësi që katër vjet më parë, kur Partia Socialiste humbi zgjedhjet e 3 korrikut, Edi Rama i kërkoi me insistim largimin Fatos Nanos nga drejtimi i PS,(edhe pse atë herë në statutin e PS nuk ishte sanksionuar ndërprerja e mandatit në rast humbje në zgjedhjet legjislative), kurse sot ai jo vetëm nuk pranon të ndërpresë mandatin e tij dyvjeçar, por kërkon edhe një mandat tjetër katërvjeçar?! Sipas Ramës të katër viteve më parë: ”... në aspektin moral e politik fitorja është e të gjithëve, kurse humbja është vetëm e të parit mes të barabartëve, i cili merr mbi supe përgjegjësinë morale në emër të së gjithëve....” Kurse Edi Rama i sotëm nuk pranon të japë dorëheqje, duke zgjedhur të sillet si një politikan i zakonshëm i pjesës më të prapambetur të trevës ballkanike, duke iu larguar Ramës së dikurshëm dhe duke iu afruar Berishës që njohim të gjithë.