Emëruesi i përbashkët Majtas
Ervin Bushati
Në teorinë e marketingut, si në biznes, ashtu dhe në politikë, një mesazh është i suksesshëm kur formulohet sa më thjeshtë: në këtë mënyrë arrin të mbulojë një masë sa më të madhe njerëzish. Duke qenë më pak i ndërlikuar dhe me një gjuhë sa më popullore, mesazhi dhe oferta politike që ofrohet për publikun e gjerë është më e pranueshme apo e konsumueshme për një masë sa më të madhe njerëzish. Në këtë pikë mund të themi se oferta politike në treg ka maksimizuar rezultatin dhe i jep shanse një force politike që të fitojë zgjedhjet në vend.
Një situatë e tillë është e pranueshme dhe për realitetin shqiptar, provuar më së miri në zgjedhjet e fundit parlamentare. E djathta në këto zgjedhje arriti të maksimizojë rezultatin e saj numerik në më shumë vota, aksion politik që solli dhe kapitalizimin e fitores në këtë rast — risi në historinë tonë të shkurtër demokratike. Koalicioni i djathtë ishte të paktën dy herë më i madh dhe i shumëllojtë; në rastin më të keq, duke ofruar imazhin më tolerant të një bashkësie që merret vesh mirë dhe në një grupim kaq të gjerë. Duhet pranuar që taktikisht në këtë pikë, koalicioni i djathtë arriti të japë një imazh më kohërent dhe gjithëpërfshirës se sa bashkimet e tjera elektorale.
Duhet pranuar që një koalicion me bazë më të gjerë se ai majtas, solli një emërues të përbashkët që duke ulur profilin dominues të njërës parti rrumbullakosi pak imazhin e së djathtës, duke e bërë atë më të përtypshëm dhe të pranueshëm për një votues të thjeshtë. Duke qenë në natyrë me konformist dhe i pranueshëm, një aksion i tillë politik premton më shumë në forcën e numrave se sa një koalicion me më pak figura, rrjedhimisht me profile personale më të mprehta në vetvete. Shoqëria njerëzore ka si tipar të saj karakterizues konformizmin dhe ndjenjën e bashkësisë, që në fjalë të tjera përkthehet në një farë ndrojtje ndaj një lideri me fuqi absolute, duke preferuar tipin e “trimit të mirë me shokë shumë”.
Kjo logjikë të bën të argumentosh se sot lind nevoja e gjetjes së një gjuhe të përbashkët, sa më të thjeshtë, për të arritur në “Emëruesin e Përbashkët Majtas”. Nuk mendoj se do të duhen prova të tjera të vështira elektorale, ose humbje sfilitëse për elektoratin e majtë, për të pranuar që është koha për të thjeshtuar ofertën ideologjike dhe formacionin organizativ të së Majtës, për të futur sa më shumë qytetarë në ombrellën tonë politike. Një ofertë e thjeshtë dhe gjithëpërfshirëse që adreson nevojat e një mase të gjerë të shoqërisë, artikulohet dhe si paraqitja më e mirë e nevojave të tyre për një jetë më të mirë, duke jetësuar kështu misionin parësor të politikës në një shoqëri.
Më shumë se një ofertë e parakohshme, kjo po duket përditë e më shumë si një domosdoshmëri mbijetese e së majtës shqiptare. Është për të ardhur keq kur vëren që sulmi që nënshtroi të Majtën ishte i thjeshtë, vetëm taktik dhe nuk përmbante asnjë formë të definuar politike apo ideologjike. Gjendja duket akoma më e mjerë kur shikon që është i njëjti sulm, me të njëjtët komponentë taktikë, si ai lëshuar nga e djathta në vitin elektoral 2005. Në të dy rastet ka të njëjtin arkitekt, që punon me të njëjtin pasion dhe që merr të njëjtin rezultat: Suksesi dhe zgjuarsia e këtij sulmi qëndron në thjeshtësinë mekanike të tij si aksion politik.
Ndaj nuk është vonë dhe as herët për të nisur një platformë të strukturuar, për të gjetur “Emëruesin e Përbashkët” të së majtës shqiptare. Kjo duhet të vlejë si për komunikimin ndërpartiak dhe atë organizativ, por në radhë të parë në marrëdhënien e ndërsjellë me shoqërinë shqiptare.
Vetëm duke arritur në një gjuhë dhe organizim të thjeshtuar, deri në interesin më të vogël të çdo votuesi, do të mund të bëjmë një apel qytetar se e Majta paraqet dhe mbron interesin e thjeshtë të çdo qytetari të Shqipërisë. Nuk shihet nevoja për gjuhë dhe koncepte të ndërlikuara përtej logjikës së thjeshtë të votuesit tipik shqiptar, mjafton që oferta dhe taktika jonë politike të flasë thjesht dhe kuptueshëm: njësoj si për një pensionist, sipërmarrës të vogël, dyqanxhi, student, punëtor a shtëpiake kudo në këtë vend.