E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat, 10 mijë euro premio për Azerbajxhanin

 

Kanë dalë me tri pikë nga “Niko Dovana” dhe me 10 mijë euro në xhep në formë premio për këtë fitore djemtë e Artan Bushatit. Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta në Federatën Shqiptare të Futbollit, të cilat kanë bërë të ditur për gazetën “Panorama” shifrën e mësipërme. Fitorja me Azerbajxhanin (1-0, autogol i Gulijev) kanë qenë tri pikët e para që skuadra e Bushatit ka marrë për kualifikimet e evropianit të U-21 të 2011 ku Shqipëria bën pjesë në grupin 10 së bashku me Skocinë, Bjellorusinë, Azerbajxhanin dhe Austrinë. Me këtë të fundit, e cila ka po aq pak sa edhe skuadra jonë, kuqezinjtë do të ndeshen ditën e mërkurë në Vjenë. Për këtë takim Bushati do të ketë sërish në dispozicion mbrojtësit Ditmar Bicaj dhe Franc Veliu si dhe sulmuesin Ahmed Januzi, të cilët munguan të shtunën për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë nuk dihen ende nëse edhe Emiliano Vila do të jetë pjesë e U-21 apo do të vihet në dispozicion të trajnerit Josip Kuzhe për ndeshjen me Danimarkën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›