E Diel, 1 Nëntor 2026

Alimehmeti: “Po zhgënjejmë në fushën tonë”

Trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti mbeti i zhgënyer nga barazimi i tretë radhazi i skuadrës së tij, pavarësisht se e konsideroi rezultatin të drejtë. "Ishte një barazim që i përgjigjet nivelit të lojës. Kemi vazhduar dhe sot të zhgënjemë në fushën tonë, duke barazuar", - tha tekniku tiranas pas përfundimit me Partizanin (0-0).
"Përsa i përket ndeshjes ishte vlerësuar në maksimum nga ana jonë, pavarësisht se rezultati nuk ishte ai që ishim përgatitur për të marrë ne", - përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›