Lika: Jam i kënaqur me pikën

Barazimi me Elbasanin (0-0) në transfertë e ka lënë të kënaqur trajnerin e Partizanit, Hasan Lika. "Jam i kënaqur me rezultatin, aq më tepër në një fushë si ajo e Elbasani, skuadër që ka pasur rritje në takimet e fundit", - tha tekniku pas barazimit të dytë pa gola me verdheblutë.
Kushtet atmosferike në të cilat u zhvillua ndeshja ndikoi jo pak në bukurinë e lojës. "Me thënë të drejtën kemi pasur vështirësi si ne, edhe Elbasani, pasi era nuk na ka lejuar të tregojmë më të mirën".
Të kuqtë vinin në takimin me formacionin e Krenar Alimehmetit. "Vinim në këtë takim me shumë mungesa dhe barazimi i sotëm ka qenë një rezultat që na shkon përshtat për objektivat". Partizani do të luajë ndeshjen e ardhshme me Dinamon, në një takim që do të vendosë shumë për kampionatin.