Ari Han mahnitet nga Hyka dhe Kotori

Tekniku i kombëtares shqiptare, Ari Han ndoqi vetëm 45 minutat e para të takimit Tirana-Dinamo (0-0), ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi. Holandezi nuk ishte i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të FSHF-së. Gjatë qendrimit në tribunën VIP të stadiumit "Selman Stërmasi", Han nuk e fshehu kënaqësinë për disa veprime të bukura të fantazisit Jahmir Hyka, mesfushorit Klodian Duro dhe portierit të Dinamos, Elvis Kotori. Ne ndeshjen Tirana-Dinamo ishte i pranishem edhe menaxheri Adrian Aliaj.