E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani humbet me Interin

Interi hodhi një tjetër hap të madh drejt titullit të tretë rresht kampion i Serisë A në Itali. David Suazo me dy golat e tij brenda katër minutave (14' dhe 18') i dha zikaltërve një fitore të cmuar 2-0 kundër Livornos së Erion Bogdanit. Sulmuesi shqiptar Erion Bogdani, i cili luajti nga minuta e parë në minutën e 31-të ishte maja e mjë kundërsulmi të bukur të Livornos, por u frenua në momentin deciziv pas një ndërhyrje të madhe të mbrojtësit rumun Kristian Civu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›