Alket Rizai, dyshime edhe për lidhje me terroristët
Ajo çka vlerësojnë funksionarët e lartë të rendit në Greqi është fakti se nga veprimtaria e keqbërësit shqiptar do të zbulojnë të dhëna për krimin e organizuar. Madje, sipas shtypit vendas, po analizohen akoma edhe lidhjet e Rizait me gjeneratën e re të terroristëve, pavarësisht se deri tani asnjë fakt nuk të çon në këtë konkluzion. Do të analizohen me vëmendje të veçantë armët që ai ka pasur dhe ka përdorur, ndërsa dje është gjetur edhe një shtëpi tjetër, ku çifti Rizai-Mitropia kanë jetuar katër muajt e fundit. Edhe aty janë gjetur një numër i madh armësh, të cilat nuk kanë pasur mundësi t‘i marrin.
Burimet policore deklarojnë se po analizojnë gjithashtu gjithë vjedhjet e armatosura në bankat greke, në zonën e Viotisë, zonë ku është strehuar Rizai para arrestimit të dytë, si edhe gjithë krimet e ndodhura prej shkurtit të 2009-s, për të parë nëse Rizai ka qenë apo jo një prej autorëve të tyre. Pavarësisht se nuk kanë asnjë fakt për këtë, Alket Rizai konsiderohet si një vrasës i regjur, një prej personave që ekzekutonte dhe zbatonte për shuma të majme të ashtuquajturat "kontratat e vdekjes".
Thuhet se policia greke ka në dorë informacione se ai kishte komunikuar kohët e fundit me pjesëtarë të grupeve të armatosura apo me kapot e bandave të natës në Athinë. Janë persona të shumëkërkuar, të cilët ai i njeh prej vitesh. Vëmendja e të gjithëve tashmë është në dëshminë e dytë të Rizait dhe të të arrestuarve të tjerë para prokurorit, në mesditën e së premtes.
A.Marku