E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet në Berat, për trafik veprash

Pesë ditë më parë, Policia e Beratit ndaloi tre persona për trafikimin e veprave të trashëgimisë kulturore. Dy prej tyre u kapën duke shitur relike dhe vepra të artit, në aksin rrugor nacional Lushnjë-Fier. Ndalimi i tyre rihapi edhe një herë çështjen e ikonave dhe veprave të artit të zhdukura ndër vite në muzetë e Beratit. Dyshohet se disa nga veprat e artit të sekuestruara, janë pjesë e inventarit të objekteve dhe relikeve të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit, ndërkohë që Prokuroria e Beratit është duke zgjeruar rrethin e hetimit. Ndërkohë që prokurorët e çështjes do të marrin në pyetje drejtues të mëparshëm të Muzeut Etnografik të Beratit, për ikonat dhe reliket që janë deklaruara të humbura, kreu aktual i këtij muzeu ka deklaruar se inventarët janë në rregull.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›