Letrat dhe takimi i parealizuar
"I dashur Ismet,
Ishte kënaqësi që ju pashë ju dhe Liljanën në Fushë-Krujë. Laura dhe unë u kënaqëm gjatë vizitës në qytetin tuaj të mrekullueshëm dhe e vlerësojmë mikpritjen tuaj të ngrohtë. Faleminderit dhe për dhuratat me kuptim. Urimet më të mira.
Sinqerisht,
George W. Bush"
Kjo është letra e parë që mban datën 18 korrik 2007 dhe që shënoi nisjen e një korrespondence mes kreut të shtetit më të fuqishëm të botës dhe kryebashkiakut të Fushë-Krujës. Një korrespondencë që vazhdon në raste festash e gëzimesh dhe kalon përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë. Letrat janë pjesë e rëndësishme në jetën e familjes Mavriqi dhe ruhen si gjë e çmuar, një krenari dhe trashëgimi kuptimplotë për dy djemtë e Ismetit. Në kuadrin e projektit "Për një qeverisje të mirë", në prill të këtij viti Ismeti së bashku me krerët e disa bashkive që gjithashtu mbështeten e monitorohen nga USAID ishte në SHBA për t‘u njohur me eksperiencën amerikane të qeverisjes vendore. Kërkoi të takohej dhe me Presidentin Bush, por nuk mundi. Iu tha se Bush ishte në Kinë. Do të donte ta takonte si miku mikun e shtrenjtë, por angazhimet e mbajtën larg tij. Fizikisht, pasi George W. Bush është prezent kudo. Jo vetëm në familjen dhe zyrën e kryebashkiakut, por edhe në jetën e qytetit të Fushë-Krujës që vazhdon të shohë te vizita e dy viteve të shkuara kthesën në historinë e zhvillimit të vet.