Alkmar nuk arriti te kapte kreun e kampionatit holandez

Njëri nga pretendentët kryesorë për titullin në Holandë mori një leksion të mirë jashtë fushe. E humbura e madhe ishte AZ e Alkmarit, që u mposht 2-0 në Kerkrade nga Roda. Goli i parë erdhi shpejt pas një krosimi të De Bëjlit dhe topi u godit me kokë për në rrjetë nga Sanharib Malki.
Roda e vazhdoi presionin në 45 minutat e para duke gjetur edhe një gol tjetër. Ishte një aksion shumë i bukur i nisur nga Adil Rami, vazhduar nga Miçel Donald dhe i përfunduar nga Mads Junker që nuk e pati shumë të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë. Pjesa e dytë pati raste nga të dyja skuadrat që mund të kishin shënuar të paktën nga një gol, por rezultati nuk ndryshoi. Vendasit goditën edhe një shtyllë, ndërsa miqtë provuan të shënonin të paktën një gol ngushëllimi. Pas kësaj humbjeje, Alkmar mbeti në kuotën e 39 pikëve pas 19 ndeshjeve, duke pësuar disfatën e 4-ët në kampionatin holandez dhe duke mos arritur të kapërcente Ajndhovenin në krye të renditjes. Pretendentë për titull janë PSV Ajndhoven, Tvente, Ajaks dhe Tvente.