E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Sen Zhermen vazhdon te kryesoje kampionatin francez

Janë ditë të kryeqytetit këto në Francë, gjë që nuk ndodh shpesh, por tradita nuk po e pengon më skuadrën e Karlo Ançelotit. Paris SG fitoi 1-0 në fushën e Brestit, duke krijuar raste goli që në fillim. Fitorja erdhi me një gol të vetëm shënuar nga Bishevac në minutën e pestë, ndërsa pati epërsi gjatë gjithë ndeshjes. Paris e ruajti diferencën 3-pikëshe me Monpeljenë në krye, ndërsa krijoi shumë raste, duke u ndalur edhe nga shtylla, por edhe nga portieri vendas. Një sukses i merituar, por tepër i ngushtë i parizienëve.
Lila pati epërsi të plotë në fushën e saj ndaj Sent Etienit duke arritur një fitore të thellë, 3-0, por nuk është se e pati aq të lehtë. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u desh shumë djersë për të thyer rezistencën e të blertëve. Eden Hazar shndërroi në gol një penallti që e fitoi po vetë, ndërsa më pas Sent Etien u mbajt në lojë nga mrekullitë e portierit Rufie. Numri 1 i miqve bëri pritje pas pritjesh, por në 4 minutat e fundit u detyrua të kapitullonte dy herë.
Autor i të dy golave ishte Nole Ru, i cili u tregua i shpejtë në rastin e golit të dytë, ndërsa përfundoi me sukses një kundërsulm të shpejtë për golin e tretë.
Lioni fitoi 3-1 në fushën e tij ndaj Dizhonit me gola të Brianit, Gomisit dhe Lakazesë, ndërsa Monpelje fitoi 1-0 në Nisë. Paris SG kryeson me 46 pikë, Monpelje e ndjek me 43, më tej janë Lilë me 39 e Lion me 38.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›