E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novak Gjokovic fiton finalen e Tenisit ne Australi

Novak Gjokoviç u bë fituesi i turneut të madh të “Australian Open”-it në Melburn. Tenisti serb arriti të mposhte spanjollin Rafael Nadal, 3-2 me sete në një nga ndeshjet më epike të historisë së këtij sporti.një përballje brutale që zgjati 5 orë e 53 minuta.
Rezultatet e seteve ishin 5-7, 6-4, 6-2, 6-7 e 7-5 dhe me përjashtim të setit të tretë, të gjithë të tjerët ishin vrasës. Nadal u duk se më në fund ia kishte marrë dorën numrit 1 të botës kur fitoi me vështirësi setin e parë, por u detyrua të dorëzohej në të dytin, gjithashtu pa një lufte të fortë. Por dorëzimi u kthye në kapitullim në setin e tretë, që u fitua nga serbi me rezultatin 6-2.
Kur, Gjokoviç udhëhoqi edhe në setin e katërt, u duk se gjithçka mori fund në “taj brejk”, por spanjolli ia doli të mbahej në këmbë dhe të barazonte rezultatin në 2-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›