E Diel, 1 Nëntor 2026

Alkooli në timon, policia paralajmëron ndëshkime të rënda

29/03/2005  TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës orienton Policinë Rrugore për marrjen e masave në parandalimin e aksidenteve automobilistike dhe paralajmërohen ndëshkime të rënda për drejtuesit e mjeteve që lëvizin të dehur në rrugët e kryeqytetit. Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, njoftoi dje se, "në zbatim të telegramit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ‘Për marrjen e masave të nevojshme për uljen e aksidenteve automobilistike’ dhe nisur nga shqetësimet e krijuara në këtë drejtim, është intensifikuar kontrolli ndaj kundravajtësve dhe marrja e masave administarive për menaxhimin më të mirë të lëvizjes së mjeteve e të këmbësorëve. Më konktretisht janë venë 15.370 gjoba me vlerë 13.044.400 lekë. Janë pezulluar 395 leje drejtimi, nga të cilat 265 janë për përdorim të pijeve alkoolike nga drejtuesit e automjeteve, 60 raste për shkelje të semaforëve, 36 raste për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 28 raste të lëvizjes kundër sensit të qarkullimit. Në Tiranë, nga data 01.03.2005 deri më 27.03.2005 kanë ndodhur 23 aksidente automobilistike, me tre të vrarë, një të plagosur rëndë dhe 22 të plagosur lehtë, ku thuajse në të gjitha rastet drejtuesit e mjeteve kishin konsumuar alkool.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›