Familja e gjimnazistes: "Jemi të kërcënuar"

29/03/2005 Flet nëna e Liljanës, e cila mendohet se ndodhet në Athinë me të dashurin, Luan Duka
TIRANË- "Na kërcënon në telefon. Nuk pranon faktin që ne e kemi denoncuar në polici zhdukjen e vajzës sonë". Kështu shprehet Nexhmie Velollari, nëna e gjimnazistes 17 vjeçe, Liljanës, të larguar prej të mërkurës nga shtëpia e saj me të dashurin. Tashmë familja që banon në fshatin Yzberisht është pushtuar nga ethet e zhdukjes së papritur të vajzës, ndërsa nga ana tjetër burime policore pranë Komisariatit numër 2, pohojnë për gazetën se arratisja është planifikuar me hollësi dhe në këtë plan kanë marrë pjesë dy personazhet kryesore, me miratimin e të dyja palëve. Pra, dyshimet e ekspertëve të kriminalistikës bien mbi largimin me dëshirë të gjimnazistes. Baza e kësaj piste është një bisedë telefonike që 17-vjeçarja ka bërë me prindërit e saj, pasditen e së mërkurës, ku i qetëson për largimin e saj. "Nënë, jam mirë. Mos u mërzisni, jam larguar me Luanin. Ai është djalë i mirë dhe ka qëllime serioze me mua. Së shpejti do të martohemi", mësohet t'i ketë thënë Liljana nënës së saj, Nezhmies, ndërsa në atë moment, babai i Liljanës, Vaiti, ka shkuar menjëherë në rajonin numër 2, ku bëri denoncimin. Edhe pse fjalët e Nezhmies janë tepër prekëse, duket se tashmë uniformat blu nuk mund të bëjnë gjë tjetër, për faktin se Liljana e ka pranuar se nuk është rrëmbyer.
Nëna
Sipas saj, Luan Duka, 23 vjeç, i cili është larguar me vajzën, nuk është gjë tjetër veçse një trafikant femrash, madje i njohur në zonën e tyre. "ǒpunë ka ai me vajzën time. Ai është i fejuar me një vajzë tjetër. Si mund të ketë të dashur Liljanën? Jam e bindur se ai e ka rrëmbyer me dhunë, prandaj i lutem qeverisë të ma gjejë vajzën, se jam shumë e tronditur", shprehet Nexhmia. Mes të tjerave, ajo përmend faktin se Luani i ka kërcënuar në telefon, duke u thënë: "Pse shkuat në polici? Ajo është me mua dhe na lini të qetë".
Zhdukja
Një shoqe e ngushtë e Liljanës mësohet t’i ketë pohuar policisë se, të mërkurën, ende pa mbaruar mirë mësimi, një person kishte ardhur në oborrin e shkollës, kishte takuar të zhdukurën dhe më pas të dy së bashku ishin larguar me një mjet tip fuoristradë ngjyrë jeshile. Po kështu, pjesëtarët e grupit hetimor të policisë kanë mundur të zbulojnë shumë shpejt identitetin e personit që njihej si i dashuri i saj, i cili quhet Luan Duka, banues në të njëjtin fshat.
Policia: Vajza është larguar me dëshirën e saj
TIRANË- Burime nga Komisariati numër 2 thanë dje për gazetën se, tashmë është vërtetuar plotësisht se vajza ka ikur me dëshirën e saj me 23-vjeçarin Luan Duka. Ky i fundit, sipas burimeve, ka mundur të lërë disa prova konkrete, të cilat vërtetojnë faktin se gjithçka ishte planifikuar dhe kjo është shprehur gojarisht e vullnetarisht nga Liljana, ndërsa policia nuk përmend vendin dhe momentin kur ajo i ka thënë këto fjalë. Përveç të tjerave, ekspertët e kriminalistikës, tashmë kanë hedhur dyshimet se çifti mendohet se ndodhet në Athinë. Largimi i tyre, sipas burimeve të policisë, mund të jetë bërë i mundur një ditë pas zhdukjes nga fshati. Pas sqarimit të këtyre momenteve të errëta deri ditën e djeshme, policia mësohet të ketë ulur ritmin e kërkimeve deri në një fazë tjetër të grumbullimit të provave.
Pesë gra të zhdukura vitin e fundit
E para ndër to është Irena Seli, e cila u zhduk në rrethana të mistershme në sheshin e trageteve në Durrës, teksa kthehej nga Italia me të shoqin, Agim Mushon. Megjithë kërkimet e policisë dhe hetimet e Prokurorisë, nëna e dy fëmijëve nuk është gjetur ende.
Mimoza Susaj, 27-vjeçarja me katër fëmijë, nga 10 deri në 1 vjeç, u largua nga shtëpia e të vëllait, ku qëndronte e fshehur nga mëria e të shoqit. Susaj u gjet së bashku me vocërrakët pak ditë më pas, në misionin e bamirësisë "Nënë Tereza".
E treta në listë ishte Anila Hysenllari. Një konflikt me të atin, mjaftoi që vajza të arratisej nga shtëpia. Pak ditë pas denoncimit, ajo u rikthye sërish pranë gjirit të familjes së saj, ku u bashkua me të afërmit.
Në Tropojë u regjistrua dhe një rast tjetër syresh. Një grua, nënë e 3 fëmijëve, ishte larguar disa ditë nga shtëpia pas keqtrajtimit të të shoqit. Denoncimin për humbjen e bëri i vëllai, me banim në Tiranë.