Sporti shqiptar në festën e Kosovës
Sporti shqiptar do të "zbarkojë" sot në Kosovë,
me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë. Kampionët
e Kategorisë Superiore, Dinamo, do të zhvillojnë
një ndeshje miqësore me kampionët e shtetit më
të ri në kontinent, KF Prishtina. Në fund të ndeshjes,
skuadra fi tuese do të marrë edhe një trofe simbolike.
Prezenca e bluve është konfi rmuar edhe nga
klubi, që në një deklaratë zyrtare shkruante: "Dinamo
shpreh kënaqësinë e jashtëzakonshme për
pjesëmarrjen në këtë takim dhe përcjell urimet më
të përzemërta për popullin e Kosovës në përvjetorin
e Pavarësisë". I pranishëm në këtë miqësore do
të jetë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Por, futbolli nuk do të jetë sporti i vetëm në festën
e Kosovës. Në fakt, një ekip me pesë boksierë, i
drejtuar nga trajneri i Vllaznisë dhe njëkohësisht
Kombëtares, Zef Gjoni, do të paraqitet në Prishtinë
për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar,
"Pavarësia". Në këtë aktivitet marrin pjesë edhe
boksierë nga Kosova, Kroacia, Turqia, Maqedonia,
Bosnjë-Hercegovina e Rumania.