Allegreto Albania, një teatër me ndodhi shqiptare
10/02/2005 Për herë të parë midis Institutit Italian të Kulturës dhe artistëve shqiptarë bëhet një bashkëpunim teatror. Duke u nisur nga motivet e tregimit të Ylljet Aliçkajt, “Ndodhi shqiptare” do të vihet në skenë nën interpretimin e aktorit të njohur Mirush Kabashit. Ajo çka duket në bashkëpunimin midis dy vendeve, është përshtatja e veprës nga nga Pino Petruzzelli, regjizor, autor dhe aktori i njohur dhe mjaft aktiv në Itali.
Realizimi i një shfaqje me artistë të kombësive të ndryshme është cilësuar dje në konferencën për shtyp, si një ngjarje e veçantë që ngjall interes. Dhe për më tepër kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Italinë, bashkëpunimi artistik është parë si prioritet vlerash të cilat i tejkalojnë ato të vetë shfaqjes teatrore. Synimi është një lloj “rehabilitimi” social; Shqipëria e djeshme, dhe e sotme, si ishte dhe si është...Thelbi i prozës së Aliçkajt sërish synon ironinë duke hedhur vështrimin në vitet ’85, pikërisht në momentin kur vdiq udhëheqësi shqiptar, Enver Hoxha. Hiperbolizimi i ngjarjes, dhe sarkazma e saj qëndron tek “dhimbja” e pakufi që i shkaktoi kjo vdekje popullit shqiptar, duke u lëshuar të gjithë në lot. Ndoshta për këtë shfaqje të Aliçkajt do të jetë i diskutueshëm vendosja e ngjarjeve në veri të Shqipërisë, me identifikimin e kësaj historie mund të jetë një kënd debati për shkrimtarin. Ndoshta e ndjekin Aliçkajn pasi vetë është natyrë pak konformist me tabutë sociale të jetës shqiptare.
Shfaqja pritet të shfaqet ditën e premte, së pari në teatrin “A. Moisiu” në Durrës, më pas ditën e shtunë, në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe do të kurorëzohet të dielën në teatrin “Migjeni” në Shkodër.