Rrallohen autobusët urbanë,pritje të gjata për udhëtarët
10/02/2005 Përfitojnë furgonët
DURRËS - Shërbimi urban në Durrës është përballur me vonesa të
gjata në ndërrimin e autobusve. Në të gjitha linjat brenda qytetit udhëtarët duhet të presin gjatë, pasi është pakësuar numri i autobusëve të linjave urbane. Më e ndjeshmne kjo situatë duket në mëngjes dhe në orët e pasdites, kur është edhe fluksi më i madh i lëvizjes së qytetarëve që shkojnë në punë dhe kthehen nga andej.
Ndonëse nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për të justifikuar shkaqet e vonesave, në pikat e ndalimit autobusët duken vetëm pasi në to të jenë grumbulluar një numër i madh udhëtarësh, të cilët detyrohen të shtyhen e ngjeshen. E dukshme është kjo gjendje në linjën e Plazhit e shkaktuar edhe si pasojë e detyrimit për
ndalime të gjata nga punimet që po bëhen në këtë aks rruge. Por në të njëjtën gjendje është edhe linja e Shkozetit, ndërsa në Currila linja e autobusit është lënë në dëshirë të shoferëve. Ndryshe nga këto linja, në Porto Romano autobusi duket një herë në një apo dy orë dhe jo deri në stacionin e fundit.
Në këto rrethana, autobusët i kanë lënë vend furgonëve që fusin qytetarët në të gjitha rrugicat deri në stacionin e fundit për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia e qarkullimit rrugor.