Rekord, në dy ditë shiten 300 libra të Kongolit

10/02/2005 Para dy ditësh është hedhur në qarkullim romani më i ri shkrimtarit Fatos Kongoli i titulluar “Te porta e Shën Pjetrit”. Vetëm dje janë shitur rreth 300 kopje dhe kërkesat vazhdojnë të jenë në rritje. Autori, që ka marrë të gjitha vlerësimet dhe çmimet kombëtare, përfshi dhe “Pendën e Artë” (2004) si dhe çmimin “Balkanika”, si proza më e mirë për vendet e Ballkanit për vitin 2002, mund të quhet sot si shkrimtari më i suksesshëm shqiptar gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit, i përkthyer për disa nga veprat e tij edhe në disa gjuhë të huaja, si në frengjisht, gjermanisht, greqisht, polonisht, sllovakisht etj. Duke qenë nga shkrimtarët e paktë që po trajton dhe po ngre në art realitetin e sotëm shqiptar, të pasqyruar në të gjithë spektrin e problematikës aktuale të një tranzicioni që nuk i duket fundi, romani i tij më i ri, si shprehje e mjeshtërisë së lartë të të rrëfyerit dhe të shkruarit të autorit, ka gërshetuar një sërë ngjarjesh e fenomenesh tipike shqiptare të ditëve tona. Të tilla janë degradimi moral dhe ekonomik i shoqërisë shqiptare, korrupsioni dhe trafikimi në të gjitha nivelet shoqërore dhe shtetërore, vrasjet e paramenduara dhe aksidentale, tradhtitë bashkëshortore dhe shfrytëzimin seksual, dashuritë e prera në mes dhe skenat tunduese seksuale.
Romani i ri i Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”, është menduar komercialisht dhe si një dhurata simbolike për ditën e Shën Valentinit
Romani i ri i Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”, është menduar komercialisht dhe si një dhurata simbolike për ditën e Shën Valentinit