Jeta e Kadaresë

10/02/2005 Jeta e Kadaresë e xhiruar nga francezët, “fshihet” në TV Klan
Prej pesë vitesh në departamentin e filmit të TV Klan qëndron në heshtje, i harruar një nga dokumentarët që bëri bujë në qarqet letrare franceze që flet për jetën e shkrimtarit tonë Ismail Kadare; Duke e shkëputur nga cikli i dokumentarëve mbi shkrimtarët e shekullit, kanali i dytë shtetëror i televizionit francez i dha të drejtën ekskluzive televizionit privat shqiptar; arsyeja e mosshfaqjes, mungesa e një përkthyesi të mirë të frengjishtes
Kur televizioni francez, kanali i dytë shtetëror ndërmori një cikël dokumentarësh për shkrimtarët e shekullit, në listë ishte dhe emri i shkrimtarit tonë Ismail Kadare.
Dokumentari u prit me shumë interes dhe tërhoqi kuriozitetin drejt këtij autori “kokëkrisur”, që kishte lënë vendin e tij në zgrip të shembjes së diktaturës, duke u cilësuar dhe “tradhtar”. Ka më shumë se pesë vite që dokumentari u shfaq në ekranin më të rëndësishëm francez. Qëkur grupi i xhirimit ishte në Shqipëri, të shoqëruar nga një ekip i TV Klanit, u nënshkrua një farë “marrëveshje”, që filmi të shfaqej më pas edhe nga ky televizion privat shqiptar, me të drejtë ekskluzive.
Por prej vitit 1999, kur filmi ka hyrë në departamentin e filmit në TV Klan, ai dokumentar ende nuk është shfaqur, madje dhe vetë drejtuesit dhe punonjësit e tij, e kanë harruar çfarë mban arkivi i filmit.
Ndërsa drejtori i TV Klan, Aleksandër Frangaj pohon se filmi ka hyrë në televizion qysh prej pesë vitesh. Madje, TV Klan, sipas Frangajt, ka bashkëpunuar me grupin e xhirimit francez përmes shërbimeve, siç është shoqërimi me makinën e televizionit.
Duke ndjekur gjurmë krejtësisht të veçanta nga jeta e Kadaresë, ekipi francez ka pasur nga pas dhe skenaristin Pandi Laço.
Megjithëse në TV Klan drejtorët artistikë janë ndërruar ca si shpesh në këto vite, asnjë prej tyre nuk ka futur dorën në arkivin e filmit për të hequr nga sirtarët dokumentarin që flet frengjisht për Kadarenë.
Për të mos shkuar mendja në sindromën alla shqiptare; kur bota të vlerëson dhe të ngre piedestal për vlerat dhe në vendin tënd gati mohohesh, duke gjetur llo-lloj greçash për sfumim, ky rast është tamam tipik.
Kur shkrimtari ynë po i jep në pëllëmbë të dorës, gjithë perëndimit dhe përtej kontinentit, Shqipërinë si mit, pikërisht për këtë vihet në qendër të vëmendjes në një dokumentar të huaj. Nga TV Klan, ky kuriozitet, që nuk ka kushtuar financiarisht, arrin justifikimi se nuk është bërë ende përkthimi nga frengjishtja në shqip.
Arsyeja është pak alogjike, përballë arsyes se nuk po gjendet një përkthyes i mirë dhe kjo ka penguar shfaqjen e filmit dokumentar. Sigurisht që ky televizion privat, kombëtar, ka të drejtën që ta shfaqë kur e sheh të arsyeshme. Por, përderisa televizioni shtetëror francez i ka kushtuar një vëmendje aq të madhe dhe vlerësim njëkohësisht, si shkrimtarin e shekullit, duke i dhënë edhe të drejtën ekskluzive të transmetimit një televizoni shqiptar, kjo do të përbënte ngjarje si për botën letrare, ashtu dhe televizive në Shqipëri. Por, kur përkthyesit “mungojnë” dhe filmi harrohet në sirtarë, madje dhe nga vetë drejtuesit e televizionit, a mund të hamendësohet për përgjegjësi!
Kadare, francezët e ndjekin deri në Myzeqe
Kanali i dytë i televizionit shtetëror francez më shumë se pesë vite më parë ndërmori realizimin e një cikli dokumentarësh kushtuar shkrimtarëve më të mirë të shekullit. Ndër to, në një film të posaçëm u përzgjodh dhe shkrimtari ynë Ismail Kadare, që në atë kohë jetonte në Francë.
Ndërsa grupi i xhirimit ndodhej në Shqipëri, në realizimin e dokumentarit kontribuoi dhe TV Klan. Ekipi francez ka shëtitur në disa vende të Shqipërisë që kanë lidhje me Kadarenë, përfshi këtu dhe vendlindjen e tij, Gjirokastrën.
Por një nga kuriozitetet e grupit francez të xhirimeve ka qenë Veriu i Shqipërisë, pasi ishin shtyrë nga novela “Prilli i thyer”. Gjithashtu në gjurmët e jetës së Kadaresë është shkëputur dhe një detaj grishës, jetësor për shkrimtarin, duke e shpërngulur kameran franceze diku në fshatrat e Myzeqesë, ku Kadare ka qenë me punë prodhuese. E tërë biseda në dokumentar është bërë në gjuhën franceze, gjë që paraqitet si shkak nga TV Klan për mosshfaqjen deri tani të filmit.