E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prishja e ndërtimeve pa leje,mbërrjnë në lagjet 16 e 17

10/02/2005  Operacioni pa konfrontime

DURRËS - Policia ndërtimore dhe policia e bashkisë së Durrësit

kanë shtrirë operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në disa lagje të qytetit.

Policia ka ndërhyrë në mënyrë paralele në disa lagje dhe më së

shumti janë përqëndruar në zonën e Plazhit, në Shkozet dhe në lagjet nr.16 dhe nr.17. Në këto dy lagjet e fundit janë prishur shumë garazhe, mure rrethues, mbulesa, veranda dhe ndërtime pa leje kryesisht në afërsi të institucioneve që gjenden në këto lagje.

Në afërsi të Sigurimeve Shoqërore, Stacionin e PMNZSH-së,

Ujësjellës dhe nënstacionin elektrik, fadromat kanë vënë para objektet pa leje. Nga ana tjetër, vetë ndërtuesit pa leje kanë nisur të çmontojnë atë që kanë ndërtuar, ndërkohë që policia ndërtimore dhe ajo e bashkisë kanë paralajmëruar edhe prishje të tjera.

Gjatë këtij operacioni nuk ka pasur konfrontime mes policisë dhe familjarëve, ndërsa në shërbim të aksionit janë vënë edhe mjete për transportimin e materialeve. Lagjja 16 dhe ajo 17 kanë qenë ndër më të ngarkuarat me ndërtime të jashtëligjshme, të cilat,

krahas problemeve për pamundësinë e ndërhyrjes së ambulancave dhe zjarrfikëseve në rast alarmi, kanë dëmtuar edhe tubacionet e ujit të pijshëm dhe kanalizimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›