E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinemaja e Kosovës në Tiranë

Për dy ditë më radhë, në tarracën e “Vëllezërit Lumiere” do të projektohet kinemaja kosovare. Në serinë e aktiviteteve të organizuara nga qeveria shqiptare dhe MTKRS në kuadrin e 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Kosovë, organizohen “Mbrëmjet e filmit kosovar në Tiranë”.

Janë tre filmat më të suksesshëm të kohëve të fundit të regjisorëve kosovarë, që do të shfaqen në kinemanë e projektuar në një nga mjediset e Ministrisë së Kulturës, me emrin “Vëllezërit Lumiere”. Sot dhe nesër filmat do të marrin kontekst zyrtar të pritjes, duke u ndjekur nga një publik i zgjedhur.

Njëri është filmi i njohur i regjisorit Isa Qosja, me filmin “Kukumi” që ka marrë dy vite më parë çmimin e festivalit kombëtar shqiptar të filmit. Kurse dy filmat e tjerë u takojnë zhanrit me metrazh të shkurtër. “Kosova 9/11” do të paraqitet nga regjisorja e njohur kosovare Burbuqe Berisha, dhe filmit tjetër me metrazh të shkurtër “Hekurishtja” ka për regjisor Burim Halitin. Pas projektimit të kinemasë kosovare, duke u konsideruar si ngjarje ky prezantim regjisorë të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova do të flasin mbi zhvillimet bashkëkohore të filmit kosovar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›