E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi ; Ngjarja e Petrelës, aksidentale

Prokuroria e Tiranës e ka klasifikuar aksidentale ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në periferi të Tiranës, ku një person humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur nga shembja e tarracës së një godine të vjetër, teksa punonin për të nxjerrë shufra hekuri. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga burime pranë organit të akuzës një ditë më parë, sipas të cilave, tashmë grupi i hetuesve ka administruar materialet hetimore të siguruara nga policia mbi këtë ngjarje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:10 të mëngjesit të së shtunës, tek një nga ish-magazinat e Rezervave të Shtetit në Petrelë të Tiranës, kur shembja e tarracës i ka marrë jetën Hasan Ahmetit, 42 vjeç, nga fshati Shpat i Komunës Baldushk, si dhe ka lënë të plagosur 35-vjeçarin Hys Drita nga Petrela. Ngjarja është konfirmuar edhe nga të dhëna zyrtare të policisë së kryeqytet, sipas së cilës, kanë qenë shërbimet e komisariatit të policisë nr. 1 që janë njoftuar se në fshatin Petrelë ka gjendur vdekjen një shtetas, ndërkohë që është plagosur lehtë duke marrë dëmtime të lehta trupore një shtetas tjetër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›