E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: Inter e Juve rivalët tanë për titull

Trajneri i Milanit, Masimiliano Allgeri ka deklaruar se Inter dhe Juventus do të jenë rival të Milanit në luftë për titull pavarësisht startit të dobët të kampionëve të Italisë.

Fitorja prej 1-0 ndaj Cesenas i solli edhe fitoren e parë Milanit këtë sezon, por Allegri beson se skuadra e tij do të shkëlqejë në ndeshjet në vazhdim.

“Inter dhe Juventus janë rivalët tanë për titull. Inter ka blerë disa lojtarë të mirë por edhe Juventus ishte aktiv prandaj këto dy skuadra janë rivalë për neve”, ka thënë Allegri. Juventus dhe Milan takohet këtë të dielë në kuadër të javës së 5-të në Seria A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›