Totti: Fitorja na e shton besimin

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka deklaruar se fitorja ndaj Parmës është një ngritje e madhe e besimit të tyre.
“Sonte kundër Parmës erdhi fitorja jonë e parë. Mendoj se kjo është një arritje e madhe, veçanërisht në aspekt moral. Nga kjo ndeshje ne do të ndërtojmë një siguri të re dhe besimi në vete do të forcohet”.
“Ndeshja e ardhshme do të jetë kundër Atalantas, që deri tani ka shënuar tre fitore dhe një barazim: pa penaltinë, ata mbase do të ishin të parët në renditje”.
“Për këtë ne do të përballemi me ta me respekt të madh, por në të njëjtën kohë do të jetë esenciale të kërkojmë golin me bindje dhe tre pikët”, ka shkruar Totti në faqen e tij zyrtare.