E Diel, 1 Nëntor 2026

Prandelli: Ranieri do ta rimëkëmbë Interin

Përzgjedhësi i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, mendon se rikthimi i Claudio Ranierit tek Interi do të jetë pozitive.

“Është për të ardhur keq që Gasperini u shkarkua, por kështu është futbolli. Jam i lumtur që Ranieri është rikthyer dhe jam i sigurt se ai do të ketë ndikim në Interin, siç gjithmonë ka bërë në karrierën e tij”.

“Po ashtu jam i lumtur edhe që shoh Giampaolo Pazzinin t`u kthehet golave. Është një shenjë e mirë”, ka thënë Prandelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›