Banane për Clichyn

Një episod i rëndë ka ndodhur të dielën mbrëma në stadiumin Thomond Park në Irlandë. Arena irlandeze ishte nikoqire e kampionit të Premierligës, Manchester City për takimin miqësor kundër Limerickut.
Mbrojtësi francez Gael Clichy ka qenë cak i një veprimi racist ku gjatë duelit në drejtim të tij nga tribunat u hodh një banane. “Çfarë sjellje e keqe që dëshmon se ka njerëz të cilët ende kanë nevojë për edukim”, ishte komenti i futbollistit në rrjetin social Twitter.
Kurse, nikoqiri është zotuar se do ta gjejë fajtorin dhe do të merr masa ndaj tij.