E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internacional pret oferta për Damiaon

Nënkryetari i Internacionalit, Luciano Davi ka njoftuar se klubi brazilian pret oferta për sulmuesin e shumëkërkuar, Leandro Damiao pas paraqitjeve të tij pozitive në Olimpiadën 2012 në Londër.

Damiao ka realizuar katër gola derisa Brazili është kualifikuar për në gjysmëfinale të garës. Milan, Juventus dhe Chelsea janë klubet e interesuara për shërbimet e tij. Kurse, Davi ka njoftuar se Internacional është i gatshëm të vlerësojë ofertat për 23 vjeçarin.

“Ai ka ende kontratë me ne por jemi të përgatitur të bëjmë vlerësime. E presim rikthimin e tij e pastaj do të vendosim”, deklaroi ai për Radio Gaucha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›