Bullgaria suspendon gjyqtarët e dobët

Federata bullgare e Futbollit ka suspenduar tre gjyqtarë për gjykim të dobët në ndeshjet e ligës shtetërore, kanë njoftuar mediet lokale të hënën.
Një javë para fillimit të sezonit të ri, Krasimir Popov, Dimitar Manolov dhe Ivan Mihaylov janë hequr nga lista e gjyqtarëve për një periudhë të pacaktuar, ka njoftuar komisioni i gjyqtarëve të ligës bullgare të futbollit.
“Është e vërtetë se tre gjyqtarë janë hequr nga lista”, tha për mediet lokale Nikolay Dzhuganski, i cili javën e kaluar është emërua në krye të komisionit.