Putin ‘përforcon’ Milanin

Spekulimet sa vijnë e shtohen në Itali se presidenti rus, Vladimir Putin do të investojë në Milan nëpërmjet kompanisë shtetërore Gazprom.
Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, ish Kryeministër i Italisë, javën e kaluar i tha televizionit të klubit se dëshiron të bisedojë me investitorët potencial. I pyetur rreth tyre, ai tha: “Dyert janë të hapura për këdo që dëshiron të ndihmojë ekipin tonë. Ne e kemi Milanin në zemrat tona dhe gjithmonë mendojmë për atë që është në dobi të klubit”.
Me shitjet e Thiago Silvas dhe Zlatan Ibrahimovicit në Paris Saint-Germain, Milan ka hequr shumicën e borxheve.