E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo përjashton Ademin

Situata në zhveshtorën e skuadrës së Dinamo Zagrebit nuk është aspak e mirë. Trajneri i gjigantit kroat, Ante Caçiç ka vendosur ta përjashtoj nga skaudra mesfushorin kosovar Arijan Ademi.

Kosovari i cili ka nënshtetësi kroate, është larguar nga skuadra e Dinamo Zagrebit, pas insistimit të trajnerit Ante Caçiç. “Ariani e kreu punën ashtu siç i kam thënë unë. Luajti mjaftë mirë por çuditem prej nga ai frustrim. E largova ngase po i mungonte ritmi dhe ishte i nërvozuar te të gjithë bashkëlojtarët. Nuk i tha askujt asgjë por dukej jashtë vetës. Këto gjëra mua nuk më pëlqejnë”, ka thënë Cacic për mediat kroate.

Sipas mediave kroate kthimi i tij në skuadrën e parë për momentin nuk dihet sepse mjaftë i frustruar e kishte lëshuar fushën pasi trajneri Caçiç e kishte zëvendësuar në një ndeshjën që Dinamo e kishe fituar përball Istras me rezultat 1:0.

Kjo nuk është hera e parë që Ademi dënohet për mos diciplinë. Vitin e kaluar një gjobë të till e kishte marrë pasi në stërvitje ishte rrahur me bashkëlojtarin e tin Ante Rukavina. Ademi në vitin 2010 i është bashkuar Dinamos nga skaudra e Shibenikut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›