E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carroll dëshiron të mbetet në Liverpool

Përforcimi më i shtrenjtë i Liverpoolit, Andy Carroll ka mohuar spekulimet se do të largohet nga Anfield Road vetëm 12 muaj pas ardhjes së tij në klub.

Carroll, i blerë për 35 milionë funte nga Newcastle ka dështuar të zë vend në formacionin bazë të Liverpoolit dhe së fundmi spekulohej se ishte ofruar te Manchester City në shkëmbim me Carlos Tevezin.

Mirëpo, ai ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Liverpool. “Klubi ka qenë i mirë me mua dhe jam duke u kënaqur këtu. Kam nënshkruar kontratë dhe kjo është skuadra për të cilën do të luaj” deklaroi Carroll për mediat angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›