Evropiani, më i vështirë se Botërori

Selektori i Anglisë, Fabio Capello, ka thënë se Kampionati evropian është më i vështirë se ai Botëror.
Në atë që Capello ka konfirmuar se do të jetë gara e tij e fundit si selektor i Anglisë, italiani ka pranuar se Euro 2012 përfaqëson garën më të vështirë ndërkombëtare.
“Absolutisht. Evropiani këtë vit do të jetë edhe më i fuqishëm. Shikoni grupet dhe të gjitha ekipet, sidomos tri ekipet që arritën deri në gjysmëfinale të Kampionatit botëror. Shkalla teknike është kulmore, organizimi i skuadrave po ashtu”, tha ai.