E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaçka: Rritja e çmimeve, Berisha e Bode përgjegjës

Partia Socialiste akuzon si përgjegjës Berishën dhe Boden, për rritjen e çmimeve, sidomos për atë të energjisë që është rritur me 33 %. Deputetja socialiste Olta Xhaçka u shpreh dje se edhe vetë INSTAT e ka pranuar rritjen e skajshme të kostos së jetesës, për shkak të rritjes së çmimeve. Edhe vetë INSTAT, ky shërbëtor i bindur i Sali Berishës, u detyrua

të pranonte të vërtetën e hidhur të rritjes së skajshme të kostos së jetesës për shqiptarët duke publikuar faktin se rritja vjetore e çmimeve për muajin shkurt është plot 4.4%, ndërkohë që vetëm në krahasim me muajin janar çmimet janë rritur me 1.1%. Çmimi i energjisë i shtrenjtuar me 13.1%, çmimet e zarzavateve të rritura me 13.2%, dhe lista e gjatë e rritjes së çmimeve të çdo produkti bazë po e rëndon në mënyrë të papërballueshme gjendjen ekonomike e financiare të familjeve shqiptare, u shpreh Xhaçka. Ajo tha se qytetarët shqiptarë i kanë ndjerë prej kohësh xhepat bosh, por Berisha është përpjekur me çdo qëllim për ta fshehur krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. Këto të dhëna, deri diku abstrakte, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër por veç sa konfirmojnë në përqindje e presje dhjetore atë realitet konkret që qytetarët shqiptare e kanë ndjerë prej kohësh në xhepat e tyre: shqiptarët sot janë më të varfër, rritja e rrogave dhe pensioneve kurrsesi nuk mjafton për të përballuar shtrenjtimin e jetesës, numri i familjeve shqiptare që me vështirësi e shtyjnë deri në fund të muajit është rritur, dhe situata sa vjen e po rëndohet më tej me çdo javë e muaj që kalon. Për më se një vit Partia Socialiste e ka paralajmëruar këtë situatë, duke kërkuar me forcë prej Sali Berishës që të merrte masa sa nuk ishte vonë, por për më se një vit Sali Berisha jo vetëm që e bëri veshin shurdh ndaj këtyre paralajmërimeve, por me paturpësi e akuzoi opozitën se po përhapte panik, theksoi ajo. Xhaçka shtoi se për më se një vit Sali Berisha dhe qeveria e tij besuan se do t ia dilnin me sukses të mbulonin diellin me shoshë, duke keqpërdorur INSTAT për të fshehur rrokullimën që po merrte ekonomia shqiptare. Prandaj sot, që kjo flluskë sapuni e krijuar me anë të një propagande të papërgjegjshme për çudirat ekonomike të Saliut e Ridvanit ka plasur, ne e ftojmë kryeministrin e Ruzhdies, që të pranojë publikisht dështimin e tij monumental ekonomik dhe tu tregojë shqiptarëve se çmasa është duke marrë qeveria e tij për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi në këto kohë të vështira, përfundoi ajo.

Last Updated on E Marte, 09 Mars 2010 23:08

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›