E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vodafone” nga data 8 shtator ul me 26% tarifat për klientët “Vodafone Card”

Kompania e telefonisë celulare "Vodafone Albania", pritet të ulë me 26 % tarifat për të gjithë klientët e saj “Vodafone Card”. Burime zyrtare pranë kësaj kompanie bëjnë me dije se në datën 8 shtator do të nisë ulja e tarifave për telefoninë me parapagesë. Kjo kompania ka hartuar tashmë strategjinë për zbatimin e planeve të reja tarifore. Ditën e hënë drejtuesit e kësaj kompanie do të zbardhin në një konferencë shtypi detajet e ndryshimit të këtyre tarifave. Drejtori Ekzekutiv i “Vodafone Albania” do të paraqesë strategjinë e kompanisë në zbatimin e planeve të reja tarifore, si dhe do të mirëpresë pyetjet tuaja për sa u përket zhvillimeve të fundit në tregun e telefonisë celulare në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›