Partizani-Delain, nesër në “dorë” të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga KF "Partizani", me të cilën kërkohet mosfederimi i futbollistit Sasa Delain për shkak se pretendohet se ka detyrime financiare karshi këtij klubi, ka vendosur që nesër në orën 10.00 të shqyrtimin e kësaj kërkese për të mundësuar marrjen dhe njohjen me akte të tjera nga Sektori i Garave si dhe dëgjimin e palëve të interesuara mbi këtë cështje, në mënyrë që Komisoni i Disiplinës të marrë një vendim të mbështetur në të gjitha dokumentetet që disponohen nga palët dhe FSHF.
Sektori i Garave do të paraqesë aktet e tjera që janë pranë tij mbi marrëdhëniet e fubollistit Sasa Delain dhe KF "Partizani". Kongololezi Sasa Dealin është aktivizuar javën e dytë me Flamurtarin duke luajtur 90-minuta të plota në ndeshjen Flamurtari-Apolonia (4-0).